PKK merr përsipër sulmin terrorist në Ankara

Burimet policore kanë konfirmuar për gazetarin e AA-së se sulmi terrorist i ndodhur në Kızılay të Ankarasë, ku 35 persona humbën jetën dhe 125 të tjerë u plagosën është marrë përsipër nga organizata terroriste PKK

 

ANKARA (AA) – PKK merr përsipër sulmin terrorist të ndodhur ditën e dielë në Kızılay të Ankarasë, raporton Anadolu Agency (AA).

Burimet policore kanë konfirmuar për gazetarin e AA-së se sulmi terrorist i ndodhur pranë parkut “Güven”, në Kızılay të Ankarasë, ku 35 persona humbën jetën dhe 125 të tjerë u plagosën është marrë përsipër nga organizata terroriste PKK.

Zyrtarët e Policisë thanë se sulmi është marrë përsipër nga TAK e cila është pjesë e PKK dhe se ky sulm terrorist është kryer nga Seher Çağla Demir, e njohur me nofkën “Doğa Jiyan”.

 – Sulmet terroriste ndaj civilëve i merr përsipër TAK –

Zyrtari i Policisë ka pohuar në deklaratën e tij se organizata terroriste që ka marrë përsipër sulmin shkruante një tekst propagandistik për Abdullah Oxhalan. Ai në vijim shton se kohët e fundit sulmet ndaj civilëve të kryera nga PKK merren përsipër nga një organizatë e ngritur prej tyre me një tjetër emër dhe këto sulme terroriste kryhen kryesisht nga femrat.

Artikulli paraprakOperacion anti-terrorizëm në Van të Turqisë
Artikulli vijuesVIDEO – Selefi apo Hanefi (Pijaneci dhe Ebu Hanifja)