I vjedhin mbrojtëset e urës

Në fshatin Nekoc të Drenasit mbrëmë janë arrestuar dy meshkuj shqiptarë pasi që të njëjtit kishin vjedhur mbrojtëset metalike të urës në një gjatësi prej 10 m. Vlera e mbrojtëseve metalike të vjedhura konsiderohet se është rreth 500 euro.

Të dyshuarit me autorizim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.
Një rast pak a shumë i ngjajshëm ka ndodhur edhe në Pejë. Në rrugën Jeton Dedushaj, është arrestuar një mashkull pasi që i njëjti nga oborri i ankuesit kishte vjedhur disa shufra metalike. I dyshuari pas inicimit të rastit me autorizim të prokurorit është dërguar në mbajtje./BS/kohaislame

Artikulli paraprakFluturimi i parë filloj nga muslimanët
Artikulli vijuesFalsifikime të shumta për të përfituar subvencione në bujqësi