ZAGREB (AA) – Kryetari i Bashkësisë Demokratike Kroate (HDZ) dhe nënkryetari i parë i qeverisë kroate ka dorëzuar sot në selinë e HDZ-së mbi 30 mijë nënshkrime për kandidaturën në zgjedhjet e ardhshme të brendshme, raporton Anadolu Agency (AA).
Në selinë e HDZ-së u takua kryesia e partisë për të diskutuar mbi kandidaturën e Tomislav Karamarkos, aktualisht kandidat i vetëm për zgjedhjet e brendshme që do të mbahen më 17 prill.
Karamarko, i cili në zgjedhjet e fundit të brendshme u zgjodh kryetar i HDZ-së, ku neë garë kishte katër kundër kanditat, kësaj radhe nuk ka asnjë rival brenda partisë që aspiron postin e kryetarit.
Në pyetjen e gazetarëve se çka do të thotë kjo për marrëdhëniet e brendshme partiake në HDZ, Karamarko, tha se me sa duket askush nuk ka arritur të mbledhë 5 mijë nënshkrime, aq sa nevojiten në HDZ për t’u kandiduar, edhe pse bëhet fjalë për ulje të kriterit.