Alma Lama: Padit Gold Ag

Deputetja e LDK-së, Alma Lama, ashtu edhe siç kishte paralajmëruar, ka ngritur sot një kallëzim penal për reperin Gold AG.

“Po e kam ngritur padinë para rreth gjysmë ore”, ka konfirmuar Lama për Inlajm.

Në këngën e fundit ‘Shqiptar 2”, këngë kjo e cila po akuzohet për nxitje të urrejtjes fetare, është përmendur edhe emri i deputetes Lama, derisa kjo e fundit kishte paralajmëruar menjëherë që do të padisë reperin.

Ndryshe, Policia e Kosovës, e kishte intervistuar reperin e njohur si Gold AG për serinë e parë të kësaj kënge, në të cilën po ashtu pati nxitur urrejtje fetare e racore, për çka edhe e kishte liruar më pas.

Artikulli paraprakGold Ag: Pesë pare si jap për padinë e Alma Lamës
Artikulli vijuesMilam Zeka u dorëzua para presionit