Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës dënon aktet terroriste që ndodhën sot në Bruksel, ku humbën jetën mbi 30 qytetarë belg.
BIK ka vlerësuar se aktet e tilla janë vepra antinjerëzore dhe paraqesin rrezik për njerëzimin.
Po ashtu në komunikatën BIK-ut bëhet thirrje për një bashkim para terroristëve dhe akteve terroriste, pavarësisht vendit ku ndodhin.
“Aktet e tilla të cilat sjellin viktima, terror e dhunë janë vepra antinjerëzore dhe si të tilla paraqesin rrezik e sfidë për njerëzimin, para të cilave bota nuk duhet të dorëzohet e gjunjëzohet”, thuhet në një komunikatë për media.
“Sot në Bruksel edhe njëherë u atakuan qytetarët e pafajshëm, jeta e tyre si dhe vlerat qytetëruese e civilizuese të njerëzimit. Para terrorit e terroristëve duhet të jemi të bashkuar të gjithë, pavarësisht ku ndodh ajo”, thuhet më tutje në komunikatë.
BIK bën apel që në këto momente të rënda të solidarizohen dhe ndajnë dhimbjen e pikëllimin me popullin mik belg, familjarët e viktimave të cilat sot humbën më të dashurit e tyre, ndërsa të lënduarve u dëshirojnë shërim të shpejt.
–
You Might also Like
Kosova mund të pranojë numër simbolik të refugjatëve
Kosova mund të pranojë numër simbolik të refugjatëve 28 shares1 komente Shpërndaje Tweet Share Kosova…
By
4 Min Read
Refugjatja që ua shpëtojë jetën 20 njerëzve do të marrë pjesë në Lojërat Olimpike
Çdo atletë në Lojërat Olimpike 2016 ka një histori interesante, por Yusra Mardini e ka…
By
2 Min Read
Volkswagen prezanton konceptin e modelit T-Prime (Foto)
Koncepti i modelit T-Prime nga kompania gjermane e prodhimit të veturave është publikuar së fundmi…
By
1 Min Read
"Hajde e bëjmë Expressin akademi zyrtare e Republikës"
Profesori i cili është zë i arsyes për shumë çështje në areolën shqiptare, ka postuar…
By
1 Min Read
Marina italiane nxjerrë trupat e qindra refugjatëve nga Mesdheu
Përfundimisht janë nxjerrur trupat e 675 viktimave që e kanë humbur jetën nga mbytja e…
By
2 Min Read
Çfarë duhet t’u ofrojë qyteti i Prishtinës të rinjve
Prishtina mbledh numrin më të madh të të rinjve, por aty mungojnë hapësirat e mjaftueshme…
By
0 Min Read
