Përse vajtojmë më shumë për Brukselin, sesa për Ankaranë?

Ngjarjet e mëdha, ndeshjet e futbollit, përplasjet e trenave dhe sigurisht sulmet ekstremiste të gjitha kanë tashmë një pasojë digjitale. Pas tyre ka një re fërshëllyese e zukatëse reagimi digjital, pasi njerëzit hidhen në mediat sociale për të raportuar nga skena, për të ndarë pamje dhe fotografi, për të diskutuar si duhet të reagojnë, të ofrojnë dhe të bëjnë thirrje për ndihmë, të dënojnë ata që mendojnë se janë fajtorë dhe mbështetur të tjerët. E kotë të thuhet, e gjithë kjo mbështillet në një masë të fryrë tuitesh dhe postimesh.

Sulmet e Brukselit nuk bëjnë përjashtim, dhe unë bashkë me ekipin studimor digjital në Demos kemi kaluar ditët dhe netët e fundit, duke ndërtuar algoritme për analizimin e reagimit. Zbulimet Òllestare – pasoja digjitale e ngjarjeve është tejet domethënëse. Vetëm në Tuiter, shohim pothuaj 10 milionë tuite lidhur me sulmet. Shumica duken të jenë një përzierje e dhimbjes, keqardhje, solidaritet dhe ngushëllime. Një bërthamë e vogël është shumë e papëlqyeshme – ata tregojnë me gisht Islamin, jo terroristët, si burimin e vërtetë të fajit. Njerëzit që kërkojnë t’i kundërvihen kësaj janë përpjekur shumë që të kontrollojnë hashtagun #StopIslam gjatë ditëve të fundit. Jo i gjithë shpërthimi digjital i dhimbjes dhe zemërimit është i njëjtë.

Në mediat sociale, ashtu si dhe në ato kryesore, sulmet në Paris dhe në Bruksel kanë shkaktuar më shumë një reagim emocional, se sa sulme të tjerë njësoj mizorë, njësoj të dënueshëm dhe ndonjëherë më vdekjeprurës, që kanë goditur vazhdimisht tjetërkund; Bagdad, Ankara, Nigeri. Përse? Një media injoruese? Indiferenca jonë? Një racizëm sistemik? Eshtë thënë madje se kjo shkon në favor të vetë terroristëve. Për pothuaj të gjithë ne, jeta e marrë nga terrorizmi kudo në botë është një tragjedi. Ne e pranojmë se dhimbja dhe vuajtja nuk ndalen në kuÒjtë tanë. Por qeniet njerëzore gjithmonë kanë patur gjithmonë rrathë koncentrikë vëmendjeje dhe atashimi. Shumica prej nesh i kushtojnë më shumë vëmendje pikësëpari asaj që ndodh me familjet tona, dhe mendojmë se si mund t’i ndihmojmë. Rrathët tanë të përkatësisë dhe mbështetjes më pas, hapan ngadalë së jashtmi: komunitetet të cilëve i përkasim, ndoshta një grup qytetar apo fetar, apo fshat, qytet, ose komb, më tej kombet përreth nesh, e kështu me radhë. Prandaj kur vdes, pasuria i kalon automatikisht fëmijëve dhe partnerit, nëse ti nuk ke kërkuar ndryshe. Mund të jetë një mënyrë jo e paanshme e të parit të botës, por është gjithashtu thelbësisht njerëzore, dhe nuk është vetëm media – është parimi në zemër të jetës publike.

Në botën digjitale, një vend me përmbajtje në formë vorbulle, me shumë informacion që as nuk mundesh ta lexosh të gjithin, e jo më të veprosh në bazë të tij, ne kapemi më fort pas atyre gjërave që janë më pranë nesh. Në kërkimin tonë, kemi parë se njerëzit me të cilët ka më shumë gjasë të flasim në mediat sociale, janë familja dhe miqtë. Informacioni ku ka më shumë gjasa të kushtosh vëmendje është nga burime që i njeh dhe u beson, dhe kryesisht nga ata që i njeh edhe prej jetës jashtë internetit. Problemet për të cilët njerëzit ᴀ밄asin më shumë janë lokalë. Harrojeni idenë që media sociale kapërcen distancën dhe kohën; për shumicën prej nesh, pjesën më të madhe t ëkohës, media sociale fillon në shtëpi.

Rreziku i vërtetë i medias sociale nuk janë pikat tona të errëta dhe heshtja është e kundërta. Pas tragjedive si sulmet e Brukselit, media sociale është tani një forum i rëndësishëm i debatit publik  kush duhet fajësuar, cfarë duhet të ndryshojë dhe si mund të parandalojmë që të ndodhë sërish  në të cilin kudo, gjithkush mund të futet. Kjo është pozitive në shumicën e rasteve, sepse afron më shumë zëra dhe mendime, se sa kurrë më parë. Por ka edhe anë negative – pakicat e vogla të zërave digjitalë të përkushtuar, aktivë, që përdorin mediat sociale për të shfrytëzuar sensin tonë kolektiv të dhimbjes, duke vërvitur të “çarat” tona Islamofobe. Kundër kësaj duhet të ruhemi. Një kundërplasje antimyslimane në internet, e jo më ajo që derdhet nëpër rrugë, do të çojë vërtetë ujë në mullirin e ISIS-it dhe të tjerëve që duan të përçajnë shoqërinë.

Carl Miller, Drejtor Kërkimesh për Analizimin e Mediave Sociale në Demos -Newsweek

Artikulli paraprakPër të mos harruar: Ja fotot nga masakrat e Karaxhiç
Artikulli vijuesSHBA dhe Rusia pajtohen rreth bisedimeve në Siri