Bernie Sanders ka marrë me vete çmimin më të madh të fundjavës, raporton “The Associated Press”. Agjencia e lajmeve ka parashikuar se senatori nga Vermont do të fitojë votat e grupeve parlamentare në shtetin e Washingtonit, ku janë 101 delegatë.
Dhe kjo nuk është fitorja e vetme për Sandersin: AP ka parashikuar se senatori do të fitojë edhe Alaskën, ku janë edhe 16 delegatë, transmeton Koha.net.
“E dinim se gjërat do të përmirësoheshin teksa shkonim kah perëndimi”, ka deklaruar Sanders gjatë një tubimi në Madison, Wisconsin, duke iu referuar fitoreve të fundit në Idaho dhe Utah si dëshmi. “Jemi duke iu afruar kryesimit të Sekretares Clinton — dhe me mbështetjen tuaj këtu, rruga jonë është drejt fitores”.
Duke hyrë në votimet e së shtunës, Clinton kryesonte me rreth 300 vota të delegatëve në garën për 2,382 delegatët e nevojshëm për t’u nominuar në konventën e korrikut. Duke ia shtuar edhe përkrahjen e superdelegatëve – liderët e partive që janë të lirë të përkrahin cilindo kandidat – ajo ka 1,690 delegatë në raport me 946 për Sandersin.
Aktualisht, Sanders duhet të fitojë rreth dy të tretat e delegatëve të mbetur për ta arritur Clintonin.
You Might also Like
Mali: Muslimanët tërhiqen për të sulmuar?
Njësitë ushtarake të Malisë dhe Francës refuzuan të sulmonin qytetin Timbuktu, ata i druhen rezistencës…
By
Redaksia
4 Min Read
Rusi, -71.2 gradë Celsius, temperatura më e ulët në botë
Temperatura më e ulët e matur në fshatin Ojmjakon, në veriun e largët të Rusisë…
By
Redaksia
1 Min Read
Mars, Snicker dhe Milky Way: Ja çfarë rrezikon konsumatori
Gjigandi amerikan i ëmbëlsirave, Mars, ka urdhëruar që të tërhiqen nga tregu produktet e saj…
By
Redaksia
1 Min Read
Ky është aksioni i “NUN”-it për sot në Hasanbeg
Përveç shpërndarjes së ushqimeve dhe mjeteve të nevojshme për jetë, ata sot në mënyrë të…
By
Redaksia
1 Min Read
Turqi: Erdogan, më shumë të drejta kurdëve dhe lejim të mbulesës islame
Kryeministri i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan lajmëroi një reformë të thellë politike, e cila përfshin…
By
Redaksia
1 Min Read
Gabimet nga letra e akademikut
Këto janë disa nga gabimet drejtshkrimore të akademikut që ka vënë re studiuesi i gjuhës…
By
Redaksia
1 Min Read
