1.Çfarë është Mossack Fonseca?
Dokumentat që nisën skandalin “Panama Paper” vijnë nga një studio ligjore panameze e quajtur Mossack Fonseca, që ka zyra në gjithë botën. Ka 600 vartës në 42 vende të ndryshme dhe është e specialuzuar në shërbime financiare offshore. Mes parajsave të tjera fiskale, Mossack operon në Zvicër, Qipro dhe në Ishujt Virgin. Kjo firmë është kontraktuar nga më shumë se 300 mijë ndërmarrje, gjysma e së cilave kanë seli në parajsat fiskale të Ishullit Man, apo Hurnsey. Mossack Fonseca vepron në 21 juridiksione dhe konsiderohet si një ndër 5 studiot më të mëdha në botë e specializuar në shërbimet financiare offshore.
2.Çfarë përmbajnë dosjet?
Sipas informacioneve të mbledhura deri tani, dosjet përmbajnë informacione për më shumë se 214 mijë shoqëri offshore. Hipoteza kryesore është që Mossack Fonseca mund të ketë lehtësuar evazionin fiskal dhe riciklimin e parave. Në dosje, besohet se mund të ektë fakte korruptive, dhunime ligjesh apo organizata kriminale të përfshira. Informacionet në dosje mund të zbulojnë se si qarkullon paraja e “pisët” në sistemin financiar global.
3.Kush duhet të shqetësohet?
BBC flet për të paktën 72 shefa qeverish, aktualë apo të larguar, të përfshirë në këtë skandal. Mes tyre spikat Vladimir Puytin. Por mes dosjeve ka edhe emra yjesh muzike, filmi apo futbolli. Kryeministri islandez Sugmundur Davio Gunnlaugson është i përfshirë po ashtu. Në dosje është edhe emri i aktorit Jackie Chan, familjes Assad, familjes mbretërore saudite, kryeministrit kinez Li Peng etj.
4.A është dhunuar ligji?
Jo domosdoshmërisht. Të mbash paratë në llogari offshore mund të jetë e ligjshme dhe kjo bëhet për të mbrojtur shuma të mëdha parash. Por e njëjta praktikë përdoret nga politikanët e korruptuar dhe organizatat kriminale për të ricikluar dhe pastruar paratë.
5.Çfarë ndodh tani?
Përgjegjësitë do të sqarohen nëpërmjet hetimeve penale që duhet të bëjnë llogaritë me ligjet e vendeve të përfshira. Sigurisht, duke parë informacionet e shumta që ende duhet të lexohen, vendet dhe personat e përfshirë mund të jenë edhe më shumë nga sa mendohet./ La Stampa/
You Might also Like
Trump: Evropa nuk është vend i sigurt
Kandidati republikan në garën presidenciale në SHBA, Donald Trump, është shprehur se Evropa nuk është…
By
Redaksia
1 Min Read
Vrasja e pesëfishtë, hetimet po stërzgjaten
Në Maqedoni po zvarritet fillimi i procesit gjyqësor për vrasjen e pesëfishtë në Smilkovc…
By
Redaksia
3 Min Read
Këto do që e kan përzi UNESCO-N me haxhillëkun dhe fejën po më duken si do që pyesin nëse është hallall me mashtru në komar?!
Ramadan Ramadani Këto do që e kan përzi UNESCO-N me haxhillëkun dhe fejën po më…
By
Redaksia
2 Min Read
Neonazistët grekë thonë se shqiptarët janë grekë
Drejtuesi i Partisë “Agimi i Artë”, Nikolaos Michaloliakos, shprehet se shqiptarët dhe greket kanë një…
By
Redaksia
1 Min Read
Kosova mos t’i lë boshnjakët pas dore
Myftiu i Bashkësisë Islame në Serbi, Muhamet Zukorliq ka deklaruar se duhet rritur edhe më…
By
Redaksia
1 Min Read
Turqi, një raketë nga Siria godet një shtëpi, dy të plagosur
Gjatë një sulmi në Kilis, në afërsi të kufirit turko-sirian, është plagosur dy persona, 14…
By
Redaksia
1 Min Read
