Rusia zë vendin e parë me prezencë diplomatike në Prishtinë!

Rusia nuk e ka njohur Kosovën dhe duhet të ndodhë mrekullia që ajo ta njohë, së paku në rrethanat e sotme gjeopolitike.

Por de fakto Moska e njeh Kosovën derisa ka instaluar në Prishtinë një staf diplomatik që ia kalon dhe atij perëndimor, prezent në kryeqytetin kosovar.

Një burim diplomatik konfidencial i ka thënë portalit tesheshi.com se vetëm në zyrën e Federatës Ruse që gjendet në lagjen e Dragodanit në Prishtinë, janë të akredituar mbi 20-të diplomatë të këtij shteti.

Dhe sipas burimit, ku themi vetëm në “zyrën e Federatës Ruse”, kemi parasysh se të tjerë diplomatë ndodhen dhe në organizma të tjerë të rëndësishme, si në UNMIK, OSBE, apo dhe OJQ, siç “Drustvo Srpsko-Slovanskog prijatelstvo ‘Scerbina’” që vepron në veri të Mitrovicës, e që është dhe e paliçencuar nga organet shtetërore të Kosovë.

“Sipas përllogaritjeve, më shumë diplomatë të akredituar ka Rusia në Kosovë sesa shtetet e tjetra të cilat kanë ambasada, siç janë Franca, Gjermania apo e SHBA-të”, ka thënë për portalin tesheshi.com diplomati i huaj.

Zyrtarë të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës nuk kanë dashur të komentojnë cila është arsyeja e shtimit kaq të madh të numrit të diplomatëve rusë në Kosovë.

Artikulli paraprakReagon djali i Myftiut Tërnava: Ja çfarë thotë për “veturat e shtrenjta” dhe “shëtitjet nëpër Evropë”!
Artikulli vijuesTurqia arreston dy spiunë rusë