Gjenden tre sirianë të alivanosur në Han të Elezit

Në pikën kufitare të Hanit të Elezit, janë gjendur tre persona të alivanosur dhe në gjendje të rëndë shëndetësore.

Sipas autoriteteve lokale, këta tre persona janë refugjatë sirianë të cilët kanë provuar të deportojnë nëpër Kosovë e më pas në Serbi për të vazhduar në Gjermani.

Ata kanë qenë brenda një kamioni dhe Policia e Kosovës në pikën kufitare të Hanit të Elezit i ka gjetur ata.

Sirianët thuhet se dy janë të moshës së re, mbi 20 vjeç dhe një rreth të 50-ave.

Artikulli paraprakU realizua raundi i nëntëmbëdhjetë nga projekti “Gostivari për refugjatët sirian”
Artikulli vijuesRexhepi: Sulmi në Xhaminë Al Aksa agresion dhe çmenduri