Kosovës do t’i ofrohet liberalizimi i vizave me kushte

Liberalizimi i vizave për Kosovën edhe mund të ndodh. Por me disa kushte.

Në numrin e saj të sotëm e përditshmja “Welt am Sonntag”shkruan se liberalizimi i vizave për shtetet e treta që ofrohet nga Bashkimit Evropian do të pësojë një ndryshim nga praktika e deritashme.

Kjo sidomos për shtetet që është planifikuar dhe paralajmëruar se do të ngjajë këtë vit, transmeton RTK shkrimin e kësaj gazete. Kështu duke filluar me Turqinë por edhe për Gjeorgjinë, Kosovën dhe Ukraninën pritet të zbatohet ky ndryshim.

Një diplomat i cili s’ka dashur që t’i përmendet emri ka bërë të ditur që BE-ja do të bëjë një marrëveshje të “jashtëzakonshme” me Turqinë e më pas edhe Gjeorgjinë, Ukrainën e Kosovën e cila nuk ishte bërë deri më tashti. Sipas këtij plani “marrëveshja në fjalë do të përmbajë një klauzolë suspendimi, e cila do të aktivizohet automatikisht nëse shteti që ka arritur marrëveshjen me Brukselin nuk i përmbahet asaj për të gjitha aspektet e veçanta të kësaj”.

Sipas këtij plani në fjalë për Turqinë do të vlente kjo nëse Turqia nuk i kthen prapa refugjatët nga Greqia, kurse për Ukrainën kjo vlen në rast se ajo s’i përmbush kushtet e marrëveshjes me Moskën, e Kosova e Gjeorgjia do të pësonin në rast se nga këto vende do të ketë azilkërkues në vendet anëtare të BE-së.kohaislame

Artikulli paraprakCilësia e ujit në Kosovë, e dyshimtë
Artikulli vijuesFabrika e Rexhep Selimit, shtëpitë dhe toka e Haradinajt, banesat dhe biznesi i Veselit, gurthyesi i “Sulltanit”… (Video)