Komuna e Gjakovës është komuna më transparente në Kosovë, bazuar në “Indeksin e Reformës së Transparencës Komunale”, dalë nga një hulumtim i realizuar dhe implementuar nga Organizata Joqeveritare “Ec ma Ndryshe” dhe financuar nga ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë.
Prezantimi i këtij Indeksi është prezantuar sot në Prizren, në një takim ku të pranishëm ishin kryetarë të komunave të Kosovës, ambasadori britanik Ruari O’Conell si dhe përfaqësues tjerë të mediave dhe shoqërisë civile.
Në prezantimin e “Indeksit të Reformës së Transparencës Komunale”, Fisnik Minci, njëri prej autorëve të këtij publikimi, ka thënë se komuna e Gjakovës ka dalë të jetë dukshëm më e avancuar në shumicën e 13 indikatorëve matës, të cilët janë përdorur grumbullimin e të dhënave dhe nxjerrjen e vlerësimeve për nivelin e transparencës.
Sipas Mincit, Gjakova ka pasur notë pozitive në 8 nga 13 indikatorët matës, 3 nota neutrale – mesatare dhe vetëm dy nota negative, gjë e cila as për së afërmi nuk ka ndodhur me komunat tjera.
Në këtë takim, pjesë e panelit ka qenë edhe kryetarja e komunës së Gjakovës Mimoza Kusari – Lila, e cila edhe e ka komentuar rezultatin e dalë nga “Indeksi i Reformës së Transparencës Komunale”. Ajo ka thënë se kjo është hera e tretë që komuna e Gjakovës merr rezultate pozitive nga vlerësime të tilla që bën shoqëria civile, pas vlerësimeve të mëhershme të dalë nga GAP-i dhe KDI-ja.
Kryetarja Mimoza Kusari – Lila, ka shtuar se ngritja e nivelit të transparencës dhe llogaridhënies ka qenë njëri prej synimeve kryesore të qeverisjes lokale në Gjakovë dhe kësaj i është kushtuar rendësi gjatë dy viteve të para të kësaj qeverisje.
Kusari – Lila ka shtuar se synim i vazhdueshëm i komunës së Gjakovës vazhdon të mbetet përmisimi edhe i më tejmë i nivelit të transparencës dhe llogaridhënies dhe raportet e tilla nga Shoqëria Civile janë një motivim shtesë për komunën e Gjakovës.
Niveli i lartë i transparencës së komunës së Gjakovës është vlerësuar lartë edhe nga ambasadori britanik Ruari O’Conell, i cili ka thënë se komuna e Gjakovës duhet të merret shembull edhe nga komunat tjera.
You Might also Like
Rreth 50 refugjatë shpëtohen në brigjet e Qipros
Qipros kanë njoftuar për shpëtimin e 50 refugjatëve në brigjet e këtij vendi. Sipas faqes…
By
1 Min Read
Arrestohet një burrë amerikan, ndërtonte bombë për t’ua shpërthyer muslimanëve
Policia amerikane arrestoi një burrë në Richmond të Kalifornisë, pasi raportohet se ai kishte ndërtuar…
By
1 Min Read
Çka tha Adem Jashari kur i thanë mos agjëro
Familja Jashari nga Prekazi mbahet mend për kontributin e tyre në çështjen kombëtare për sakrificën…
By
1 Min Read
Konservatorët fitojnë në Greqi kundër të majtës radikale
Greqi, dalin rezultatet e pjesshme zyrtare të zgjedhjeve, pas numërimit të 18% të votave në…
By
8 Min Read
Opozita mobilizohet për ta dështuar votimin e Speciales
Edhe pse është bërë më shumë se një muaj që nga protesta e fundit e…
By
2 Min Read
Donald Trump tërhiqet nga deklaratat mbi abortin
Donald Trump u zmbraps nga pohimet e mëparshme se gratë duhen ndëshkuar për abortet e…
By
1 Min Read
