BOGDANOVIQ: TË ÇARMATOSEN SHQIPTARËT

Ministri për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Goran Bogdanoviq, duke cituar dhe komentuar pamjet e transmetuara në Top Channel të shqiptarëve të armatosur në veriun e Kosovës, ka theksuar se këto janë vazhdim i kërkesave dhe dëshirave të Prishtinës që me dhunë të vendosin nën kontroll Veriun e Kosovës.

Ai ka kërkuar nga bashkësia ndërkombëtare që të hetoj lidhur me këto ngjarje dhe të shikoj nëse në Veri ekzistojnë vërtet grupe të armatosura, siç ka thënë, “të ekstremistëve shqiptarë” dhe ka kërkuar reagim në çarmatosjen e tyre.

Bogdanoviq ka thënë se ky është moment i fundit që bashkësia ndërkombëtare të tregojë seriozitet dhe arsyet e pranisë në Kosovë duke vënë rend dhe siguri.

Ndërsa, mediat serbe kanë raportuar për këtë rast duke cituar pamjet e Top Channel lidhur me këtë ngjarje. Kurse televizioni publik serb, RTS, ka transmetuar dhe ka vendosur në faqen e saj edhe videon nga kronika e lajmeve./expres/kohaislame

Artikulli paraprakGjyqi Breivik: Tentova të vrisja kryeministrin
Artikulli vijuesFaruk Gashi përfundon në psikiatri