Vendimi i Vjenës për të ndërtuar një gardh në kufi mes Italisë dhe Austrisë ka shkaktuar përleshje me dhunë mes një grupi aktivistësh dhe Policisë Kufitare italiane. Rreth 500 protestues nga Italia, Gjermania dhe Austria u mblodhën në stacionin e trenit në Brenner për të ndaluar ndërtimin e gardhit kufitar, transmeton TvKlan.
20 protestues italianë u arrestuan dhe katër oficerë u plagosën. Për shkak të fluksit të emigranteve që përpiqen të hyjnë në Europën Veriore përmes Italisë, Vienna vendosi të ndërtojë një gardh pengues në kufi me këtë shtet.
Por ky veprim për të bllokuar kufirin është kritikuar nga kryeministri italian, duke e quajtur këtë vendim si të rrezikshëm. Nga ana tjetër Austria ka siguruar se nuk do të ketë ngrihet asnjë mur dhe kufiri nuk do të mbyllet. “Në qoftë se Italia do të bëjë detyrat e tij, nuk do të ketë nevojë për kontrolle dhe masa parandaluese”, tha ministri i Brendshëm austriak.