Debat i ashpër mes Amir Ahmetit dhe Dardan Islamit për puçin në Turqi

Për gjendjen e shkaktuar nga puçi ushtarak i dështuar në Turqi, në studio të Klan Kosova në emisionin “Ora e Fundit”, kanë debatuar ish deputeti i Partisë së Drejtësisë, Amir Ahmeti dhe analisti Dardan Islami.

Debat i ashpër u zhvillua në mes Ahmetit dhe Islamit, në lidhje me kaosin që po ndodhë në Turqi që nga tentimi i grusht-shtetit nga fraksione ushtarake.

Sipas Ahmetit, shqiptarëve iu duhet një Turqi stabile dhe pa ndonjë kaos.

“Presidenti i Turqisë dhe Kryeministri, kanë fituar katër palë zgjedhje radhazi dhe nuk janë kontestuar nga asnjë komision ndërkombëtar zgjedhor. Atëherë si guxojmë ta quajmë një njeri të tillë diktator?”, pyeti ai

Sipas Ahmetit, puçet gjithkund në botë ekzistojnë.

“Të gjitha partitë politike që janë në parlamentin e Turqisë, edhe partia e republikane si dhe ajo nacionale kanë qëndraur pranë presidentit dhe kanë treguar se puçet ushtarake janë të papranueshme. Fillimisht ne nuk jemi duke bërë tifozllëk, ne vetëm po debatojmë, këtu po flasim për legjitimitet dhe ne e përkrahim cdo legjitimitet në cdo vend të botës. Nëse ka ndonjë politikan të partive opozitare që është në burg unë do kisha fol ndryshe”, tha Ahmeti.

Sipas tij, prej kur Erdogani ka ardhë në pushtet para shumë vitesh, ky ka qenë i pesti tentim grusht-shtet.

“Ai po udhëheq në shtetin e vet, e ka fuqizu shtetin e vet e ka rrit standardin e shtetit të vet. Ne e kuptuam se populli vet e don Erdoganin ata dolën e larguan nga tanket. E ne si mund të mos e duam Erdoganin kur vet populli i vet e don. Të paktën ia kemi borxh që t’ia raportojmë lajmet e drejta. Të gjitha mediat e kanë përkrah Erdoganin. Turqia e sotme është Perandoria e kalume. Puçi u bë nga një fraksion brenda ushtrisë turke. Kjo është një fakt që edhe një mysliman mundet të jetë një lider i ndershëm’, tha ai.

Sipas Ahmetit, Erdogani nuk po tenton të marr dicka që nuk i takon një qeverie. “Ne si shqiptarë në të gjitha trojet tona kemi nevojë për një Turqi stabile të fuqishme me Erdoganin”.

Ndërkaq ndryshe mendon analisti Dardan Islami pasi që sipas tij, suksesi i Turqisë është ushtria e cila ka qenë e pavarur nga shteti.

Unë nuk pajtohem për zgjedhjet demokratike. Ato dallojnë shumë. Suksesi i Turqisë të gjithë e dijmë që ka qenë Ushtria e cila gjithnjë ka qenë e ndarë nga shteti. Turqia është në fuqi sot me hisen e Erdoganit, një ekonomi e fuqishme, por këtë siç duket deshi t’ia prish planet apo ai vet e bëri këtë skenar. Sot Erdogani nuk guxon të kthehet në Ankara ende, të paktën kështu i kemi informacionet”, tha Islami.

Sipas tij, dështoi njësiti që ndodhej në Aeroport. “Këtu ka paqartësi. Gjenerali i shtabit doli sot dhe tha që shqiptartë e kanë tradhëtu, por kjo nuk duhet të bëjë që shqiptarët të ndihen keq”.

“Ky popull po merr kontroll komplet mbi ushtrinë, të shohim nëse kjo ushtri do të mund të përballojë këtë gjendje. Mos të harrojë që ishte Erdogani ai që e ndërroi Kushtetutën e Turqisë”.

“Kur një shtet me ideologji islamike militarizohet ai është një rrezik. Po dua te besoj se Turqia nuk po shkon në një neofashizëm. Unë jam për reforma, këtu diçka po ndodh”, u shpreh analisti Islami, njofton Klan Kosova.

Artikulli paraprakTurqia i përgjigjet Merkelit: Dënimi i puçistëve, vetëm sipas ligjit
Artikulli vijuesKim Mehmeti: Disave u pengon feja dhe trupi i mbuluar, por jo edhe prapanica e zbuluar!