Duhani helmi vdekjeprurës – HARAM

Duhani helmi vdekjeprurës

Përbëhet nga:
NIKOTINA: Materie shumë helmuese, konsiderohet një prej helmeve më të forta ekzistuese.

KATRANI: Është materie e zezë ngjitëse, përdoret zakonishtë në prodhimin e materialeve izoluese.

DËMET E PIRJES SË DUHANIT
1. Shtimi i rrahjeve të zemrës si dhe rudhja e arterieve ku gjinden edhe arteriet e zemrës.
2. Infsima: Sëmundje e cila prish ndërtimin e mushkërive.

3. Kanceri: Sëmundje shumë e keqe, formohet si rezultat i shtimit të qelizave.

4. Ndikon në të menduar, kujtes dhe njëkohësisht zvogëlon zellin.

5. Dhimbja e kokës, marramendja dhe dobësimi i nervave.

6. Shumicën e kohës duhanxhiu ndjen nervozë, brengë dhe arrakatje (mendime të hallakatura).

7. Goditja nga iluzionet, vesveset dhe mendimet shqetësuese.

8. Vdekshmëria shtohet me rritjen e numrit të cigareve, të cilat i thith duhanxhiu për çdo ditë.

9. Një cigare e vetme mjafton për mbytjen e njeriut nëse ajo i ipet përmes gjilpëres në venë.

10. Pirja e një cigareje shkurton nga jeta e duhanxhiut pesë minuta e gjysmë… kohë të cilën zakonishtë duhanxhiu e kalon gjatë pirjes së saj.

SHKAQET E PIRJES SË DUHANIT

· Pasimi i prindërve dhe shoqërisë së keqe.

· Percjellja e dobët e familjes dhe çrregullimi i saj.

· Shtypjet e ndryshme shpirtërore.

· Mos interesimi për shkaqet e pirjes së duhanit.

· Mundësia e lehtë për të arritur deri te cigarja, si dhe në anën tjetër mundësia e lehtë për ta bartur dhe fshehur atë.

SHKAQET E VAZHDIMIT NË PIRJEN E DUHANIT

· Argumentimi i vazhdueshëm me dëshirë të dobët.

· Shmangija e vazhdueshme nga tema për dëmet e tij.

· Mosqortimi ndaj konsumuesit të duhanit.

· Ekzistimi i disa shëmbelltyrave në shoqëri, të cilat nxisin në thithjen e duhanit si p.sh. mjeku, baba etj.

· Justifikimi me atë se gjinden persona në moshë me të madhe se ai, të cilët ishin konsumues të duhanit, por qëndrojnë me shëndet të mire.

RAPORT ME RENDËSI

Në një raport nga revista “Shkencat mjekësore”, thuhet: “Lënia e terësishme e pirjes së duhanit dhe atë në formë përfundimtare është më e mirë se zvoglimi i numrit të cigareve”. Më tej, në raport thuhet: “Fazat më të rënda të vuajtjes nga lënia e duhanit vijnë në dy javët e para”. Kurse në një raport tjetër qëndron: “Ata të cilët e lanë duhanin menjëherëshëm, shkalla e vuajtjes tek ta ishte me e vogël dhe këtë gjatë ditëve të pakta, të cilat pasuan lënien e duhanit… kjo formë nxit që të lihet në mënyrë të prerë “.

Siç thuhet në këtë raport se: “Lënesi i duhanit në ditët e tij të para ndjen një humbje esenciale në stabilizim, dhe se ai është shumë i ndjeshëm për kthim tek duhani gjatë ditëve të para”.

HAPAT E LARGIMIT NGA DUHANI

· Ç’lodhja e mirë sidomos gjatë ditëve të para të lënies së duhanit.

· Shtimi i ngrënies së pemëve dhe perimeve të fresketa si dhe mosngrënia e ushqimeve yndyrore.

· Pirja e një sasie të madhe të ujit, këtë për të pastruar trupin nga nikotina dhe lëndet e demshme. Njëkohsishtë zvoglimi i sasisë së çajit dhe kafes veçanerishtë në pesë ditët e para.

· Përpiqu të largohesh nga duhanxhinjtë dhe nga ambientet e ndikuara nga duhani.

· Largohu nga të menduarit në rikthim tek ai në kohën kur ndjen lakmi për të… përkujto dëmet e tij dhe duro, angazhoje vetën me diç prej ëmbësirave dhe qumështit.

· Ushtroje vetën ta përdoresh misvakun.

· Ha çdo ditë pas mengjesit një sasi të limoneve apo portokalleve ngase kjo e zvoglon dëshiren për duhan.

· Vizito klinikën më të afërtë për luftimin e duhanit.

BISEDË ME DUHANXHIUN

Vëllai im për hirë të Allahut,

A e përmend emrin e Allahut ( a thua bismilah) kur të pish duhan?

A thua elhamdulilah kur të përfundosh prej tij?

A gjindet ndonjë ushqim ose pije përpos duhanit, të cilin ti e shtyp me këmbet tua pasi të përfundosh prej tij?

A të vjen mirë të shohësh vajzën apo djalin tënd duke pirë duhan?

A është prej syneti që ta fillosh iftarin në Ramazan me cigare?

Nëse kërkohet prej teje që t`i klasifikosh të gjitha ushqimet në të mira ose të këqija, ku do ta vesh duhanin?

A konsiderohet dhurimi i njeriut vllait të tij një cigare përbrenda fjalës së Pejgamberit a.s: “Dhuroni që të duheni”?

A ekziston ndonjë ushqim apo pije përpos duhanit në të cilin shkruan se është i dëmshem për shëndetin?

A ke angazhuar ndonjëherë vetën me kërkim për datën e skadimit të afatit të cigares? Dhe pse?

Ti polemizon dhe thua se ai nuk është haram porse është mekruh (i urrejtur). Ne të themi: Prej nga ai është mekruh atëherë? A ka të mençur, i cili këmbëngul se ai është mekruh nga ana e Allahut dhe e dërguarit të Tij alejhis salatu ve selam?

A ke përgatitur përgjigje kur të pyet Zoti i botërave për mosjapje të lemoshës të varfërve, jetimeve dhe nevojtarëve?

A do të jetë përgjigjeja yte: Se unë kam shpenzuar për blerjën e duhanit me atë çka ka tepruar nga nevoja ime?

A nuk ke përceptuar mirë fjalën e Allahut të Lartësuar: ” u lejon ushqimet e këndshme dhe u ndalon ato të pakëndshmet” (el Araf 157), dhe ” e mos hidhni vetën në rrezik” (el Bekare 195)

DISPOZITA LIGJORE ISLAME (SHERIATI) MBI DUHANIN

Thotë: Shejh Abdullah Mushd, Antarë i akademisë së hulumtimeve islame si dhe kryetar i komisionit të fetvave në al- Az`har:

“Fakti që pirja e duhanit dhe konsumimi i drogave helmuese me unanimitetin e mjekëve specialistë është i dëmshem për vet personin, mendjen, pasurinë si dhe çon në dëmtim dhe agresion ndaj tyre… dhe këtë me prishjen dhe dobësimin e prodhimit të tyre qoftë në sasi apo kualitet, kjo na obligon të nxjerrim vendimin e sheriatit islam për ndalim (Haram) të konsumimit të tyre (duhanit, drogat etj). Poashtu, caktimin e një dënimi frikësues për ata që nxisin në të, tregtojnë me të si dhe e konsumojnë; qoftë kjo me që konsumojnë pakicë apo shumicë.”

Thotë: Komisioni i përhershëm i fetvave me qendër në Mbretërinë e Arabisë Saudite

“Pirja e duhanit është haram, poashtu mbjellja e tij, tregtia me të, kjo për shkak të dëmit që përmban”. Në hadith thuhet:

“Nuk i bëhet dëm vetvetës e as të tjerëve”

Vëllau im!

Mos e mashtro vetën, mos u bë mendjemadh në pranimin e të vertetës, e as mos u mundo të ikësh nga realiteti i hidhur. Mbështetu në Allahun e Lartësuar e tërhiqu nga këto gjëra të këqija para se të të befasoj shkatrruesi i kënaqësive (vdekja) kur pendimi më nuk vlen.

Së fundi, pas gjithë kësaj, që të përfitosh edhe ti një shpërblim të mirë mundohu që së paku ta këshillosh një vëlla, kjo për të fituar një të mire rrjedhëse. Allahu na shpëbleftë neve dhe juve me shpërblimin më të mirë.

Artikulli paraprakTetëmbëdhjetë çelësa për Pendim
Artikulli vijuesPERDORIMI I DUHANIT