Aktorja dhe regjisorja amerikane me çmim Oscar, Angelina Jolie ka zgjatur dorën e ndihmës për një familje me 12 fëmijë në Kamboxhia, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas lajmit të gazetës “Daily Mail”, Jolie në kuadër të vizitës së saj bashkë me familjen në Kamboxhia për filmin “First They Killed my Father”, mori përsipër të gjitha shpenzimet për nevojat e fëmijëve të një familje që jeton në një barakë të improvizuar.
Jolie së bashku me bashkëshortin e saj Brad Pitt, kanë vizituar familjen në shtëpinë e tyre dhe kanë vendosur që të ofrojnë ndihmë..
Çifti i ka regjistruar 8 fëmijët e familjes në një ndër shkollat më prestigjioze të vendit e cila arsimon edhe në gjuhën angleze, por edhe në gjuhën zyrtare të Kamboxhias, konkretisht në Shkollën Private Ndërkombëtare New York dhe kanë marrë përsipër të gjitha shpenzimet.