Publikohet harta e vizatuar nga Dodik për ndarjen e Kosovës

Presidenti i Republikës Srbska, Milorad Dodik, në fund të bisedës me DW, me anë të stilolapsit bëri ndarjen e kufijve të Bosnjës dhe Kosovës. Çfarë saktësisht vizatoi Dodik në hartë?

Në pyetjen” nëse kjo hartë do të mbijetojë dhjetë vitet e ardhshme” Dodik në hartën e Ballkanit me stilolaps ndau Republikën Serbe dhe veriun e Kosovës në mënyrë që të jenë të aneksuara në Serbi, raporton DW, transmeton Kumti.com

Image

“Çfarë është e gabuar? Kjo është shumë e bukur. Këtu, kjo, kjo, emri i saj … Bosnja, dhe këtu do të ishte Herceg-Bosnja “- tha Dodik duke ndarë dhe Federatën e Bosnjës dhe Hercegovinës. I pyetur nëse Herzeg-Bosna duhej të bashkohej me dikë, ai tha: “Le të qëndrojë vetëm, çfarë. Dhe ne do të mbetemi. Republika Serbe do të mbetet(në kuadër të Serbisë) – si Vojvodina.

“Kjo do të ishte një zgjidhje e drejtë për të gjithë”, tha Dodik edhe një herë duke treguar hartën. Sa i përket ndarjes së Kosovës – ai gjatë intervistës ka thënë se nuk ka asgjë kundër pavarësisë së Kosovës, në qoftë se pajtohet Serbia./

 

Artikulli paraprakFitorja e Listës Serbe rikonfirmon ndikimin e Beogradit
Artikulli vijuesInstitucionet për 9 muaj shpenzuan 12 milionë euro derivate