Mbreti i Arabisë Saudite Salman bin Abdulazziz al-Saud organizoi një pritje për Sekretarin amerikan të Shtetit, John Kerry, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas agjencisë së lajmeve të Arabisë Saudite SPA, Mbreti Salman me Kerryn u takuan në oborrin Salam në Jeddah.
Në takim të pranishëm ishin zyrtarët e qeverisë, ku u bisedua për bashkëpunimin midis SHBA-ve dhe Arabisë Saudite, si dhe intensifikimin e bashkëpunimit për zgjedhjen e çështjeve rajonale dhe globale.
Kerry më pas u takua me trashëgimtarin e fronit, Muhammad bin Nayef bin Abdulaziz për të diskutuar bashkëpunimin në disa fusha, sidomos në luftën kundër terrorizmit.
Vizita e Sekretarit amerikan në Arabinë Saudite filloi mbrëmë, ndërsa pritet të zgjasë dy ditë. Kerry ka njoftuar disa takime, kurse më herët u takua me homologun saudit Adel Al-Jubeir.