Policia greke arreston dy femra për trafikim të migrantëve

Policia në pjesën veriore të Greqisë thotë se i ka arrestuar dy femra greke të dyshuara për përpjekje për trafikim të një grupi të refugjatëve sirianë, nëpër kufirin malor me Shqipërinë.

Të dyshuaret janë zbuluar dje, duke i drejtuar dy makina me gjithsej 18 sirianë, përfshirë 6 fëmijë, në rajonin kufitar verior, Kastoria.

Policia tha se refugjatët kishin planifikuar ta vazhdonin udhëtimin nga Shqipëria kah një vend i paspecifikuar i Evropës lindore.

Afro 60 mijë refugjatë dhe migrantë të tjerë, janë të bllokuar në Greqi, pasi disa kufij të së ashtuquajturës rrugë ballkanike, janë mbyllur në fillim të këtij viti.

Të gjith ata kanë hyrë nga Turqia dhe fillimisht kishin planifikuar të kalonin në vendet e zhvilluara evropiane.

Shumë prej tyre i pagujanë bandat për kontrabandimin e tyre në pjesën veriore nëpër Maqedoni ose Bullgari, ndërsa Shqipëria ishte opsion më i rrallë.

Artikulli paraprakPas Preshevës edhe Bujanoci me qendër të emigrantëve
Artikulli vijuesRusia dhe Serbia do të realizojnë një stërvitje të përbashkët ushtarake