Ish-presidenti serb, krimineli i luftës, Sllobodan Millosheviq ka pasur në Ballkan 2200 agjentë, prej të cilëve më së paku 150 kanë qenë në Maqedoni, të cilët kanë punuar për Shërbimin e Sigurimit Shtetëror serb, thuhet në raportin e forumit, i cili ka njoftuar vite më parë në Bruksel, ku është shqyrtuar roli i ish-shërbimeve sekrete në Ballkan, njoftonte portali bullgar “actualno.com”, transmeton plusinfo.mk.
Në shtetet ish-jugosllave Millosheviq ka pasur 150 agjentë në Slloveni, 200 në Mal të Zi, 350 në Bosnjë e Hercëgovinë, 450 në Kroaci dhe më së shumti në Kosovë, rreth 700 agjentë që kanë punuar për Serbinë.
Millosheviq ka pasur agjentë dhe në Bullgari, Shqipëri, Greqi, Rumani dhe disa shtete të evropës lindore dhe qëndrore.
Ata kishin shtetësi të dyfisht, ata ishin politikan, punonjës në media, biznesmen, policë, shkelës të embargos e pjesëtarë të grupeve te cilët punonin në interes të kriminelit Millosheviq.