Vetëvritet hetuesi kryesor i tragjedisë së Parisit?

Inspektori i ngarkuar me hetimin e masakrës në revistën Charlie Hebdo, Fred Erlik, ka kryer vetëvrasje.
Incidenti ndodhi në zyrën e tij në Limoges, pak pas takimit që Fred kishte me familjen e një prej viktimave.

Sipas informatave paraprake, Fred bëri vetëvrasje para se të shkruante një raport rreth asaj se çfarë familja e një prej viktimave i rrëfej rreth tragjedisë, transmeton Telegrafi.

Karrierën e tij në polici e filloi në vitin 1997 në Versajë, pastaj u kthye në Limoges, ku që nga viti 2012 shërbeu si zëvendës drejtor i policisë rajonale.

Mediat franceze thonë se inspektori 45-vjeçari kishte probleme me depresionin, ndërsa policia njoftoi se zyrtarët plotësisht janë tronditur dhe se askush nuk e ka pritur një ngjarje të tillë.

Fred është dashur që të udhëheq hetimet e sulmit ndaj personelit të redaksisë së gazetës satirike Charlie Hebdo, i cili ndodhi më 7 janar, në të cilin u vranë 12 persona. /Telegrafi/

Artikulli paraprak30 aksidente me 15 të lënduar nga reshjet e borës
Artikulli vijuesQytetarët protestojnë sot kundër KEDS’it