Një panair për jetesën myslimane u zhvillua në Antwerp të Belgjikës fundjavën e kaluar, ku u paraqit mënyra e jetesës së myslimanëve, duke dhënë edhe shfaqje.
Por, grupi i të djathtës ekstreme i drejtuar nga Vlaams Belang nuk u pajtua me zhvillimin e panairit, duke zhvilluar edhe një protestë. Udhëheqësi i protestës Filip Dewinter e cilësoi si një “shërbim aparteidi islamik, ku ndarja është shpallur në vend të integrimit”.
“Ata duan vetëm një gjë, të zgjerojnë shtyllat e Islamit. Nëse dëshironi të dini se pse të rinjtë janë radikalizuar, atëherë unë ju këshilloj që të vizitoni këtë ekspozitë”, tha ai.
40 protestuesit nuk ishin të shumtë, por ata dolën me pankarta në duar dhe shpërndanë salsiçe derri në hyrje të panairi.
Por, një e re myslimane e quajtur Zakia Belkhiri, e sfidoi protestën, duke dalë përpara tyre dhe duke bërë “selfie”, siç shkruan “Independent”. Protesta shkoi e qetë dhe nuk bëhet fjalë për përleshje.