I biri i kujt është Berat Buzhala…

Ka kohë që në media dhe në rrjetet sociale, është shfaqur dhe po legjitimohet një moral i rrem i disa personaliteteve publike, që nuk kanë dëshmuar një minimum të një morali, të një njerëzi apo të një dinjiteti çfarëdo qoftë ai, individual apo familjar.

Kjo dukuri nuk do të ishte aq shqetësuese, sikur ky moral të mos vinte në emër të një perspektive tjetër për Kosovën, shoqërinë dhe njeriun e saj.Në emër të kundërshtimit dhe të mospranimit të një realiteti të dhënë, po kërkohet një realitet edhe më i ligë sesa që aktualisht e ka Kosova. Thjesht, një e keqe që po rëndon mbi shoqërinë dhe qytetarin e vendit, po kërkon të zëvendësohet nga një e keqe dhe nga një e ligë edhe më e madhe.

Do të marrim si shembull njërin prej vizitorëve të shpeshtë të rrjeteve sociale, i cili manipulon brenda korridoreve të hapësirave të tilla, pa treguar realisht se kush është ai që «i godet» me të drejtë apo pa të drejtë dukurit, fenomenet, proceset, personalitetet publike e jo publike!? Në qoftë se paraqitja individuale kërkon për të ofruar një mospajtim personal, një kundërshtim apo edhe një akuzë qoftë, përballë të këqijave që janë te pranishme në vendin tonë, për t’ia bërë të njohura opinionit publik nëpërmjet rrjeteve sociale, në parim është një nismë shembullore.

Por kur një individ si Berat Buzhalla, fjala vjen, merr guximin të dalë para opinionit publik për të shfaqur mendimin e tij, kur dihet botërisht se është një njeri që me vota të vjedhura është bërë deputet i Kuvendit të Kosovës, ashtu siç është akuzuar drejtpërdrejtë prej deputetëve të këtij kuvendi, atëherë nuk vihet më në pyetje vetëm qëllimi jo i mirë i paraqitësit para opinionit publik, por shumë më shumë së kaq.

E keqja në këtë rast bëhet edhe më e keqe. Ajo bëhet e ligë, e pështirë, gërditëse, e neveritshme. Kjo do të thotë se një njeri me moral të prishur kërkon të depërtojë në opinioni publik për t’u shitur për tjetër prej atij që është.
Po, sikur Berat Buzhala, në këtë rast, të kishte guximin dhe kurajë njerëzore të pranonte publikisht se ka ardhur me votë të vjedhur nëpërmjet komandantëve të PDK-së dhe me lejen dhe mbështetjen personale të Hashim Thaçit, apo me lejen personale të Sami Lushtakut, të cilët realisht i kontrollojnë votat brenda PDK, atëherë e drejta e pashkruar e paraqitjes publike, do të ishte në vendin e vet edhe për Berat Buzhalën!?

Por kjo do të ishte vetëm rrëfimi i parë ‘i mëkatit’ që mishërohet brenda këtij individi apo brenda familjes së tij!?
Kur Berat Buzhala dëshiron t’ua tregojë vendin publikisht atyre që mendon se nuk janë mirë, apo të tregojë nëpërmjet portalit të tij se kush çfarë babe ka, ai duhet të dijë se krahas kësaj përqasje duhet të tregojë botërisht se kush ishte babai i tij!?

Ai duhet t’i përgjigjet akuzave që iu kanë bërë publikisht dhe në Kuvendin e Kosovës se e ka pasur babën spiun të pushtuesit serb, se babai i tij e ka spiunuar Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës!? Berat Buzhala duhet të ketë kurajë njerëzore, në qoftë se dëshiron të jetë korrekt me opinionin publik për ta demaskuar edhe vetveten e tij e edhe babanë dhe familjen e tij, për të treguar dhe duke hulumtuar me gazetarët e gazetës së tij se sa njerëz i ka marrë në qafë babai i tij kur ka spiunuar te pushtuesi!? Ai duhet të tregojë se sa familje janë marrë në qafë prej pushtuesit, kur babai i tij u ka treguar ushtarëve dhe policëve të pushtuesit serb!?

Ai duhet të tregojë se sa pjesëtarë të UÇK-së janë vrarë, të hulumtojë me gazetarët e gazetës së tij, kur baba i tij e ka spiunuar UÇK-në!? Kjo punë hulumtuese e gazetarisë bëhet edhe më interesante dhe në shërbim të vënies së drejtësisë në vendin e saj, kur dihet se Berat Buzhala, po ua tregon nëpërmjet gazetës së tij online se kush është varavara në Pejë me emra dhe mbiemra!?

Paramendojeni se sa madhështore do të ishte kur gazeta online e Berat Buzhalës të tregojë vetë për krimin që ka bërë ai dhe familja e tij!? Madje do t’i ‘ndihmonte’ edhe drejtësisë të tregonte se kush ia ka marrë babën e tij, kush ia ka rrahur që ka spiunuar, kush ia ka futur në bunar e kush ia ka nxjerrë!?

Në këtë rast Berat Buzhala do ta ndihmojë edhe EULEX për ta ditur se kush qëndron prapa ‘rrahjes’ së babait të tij dhe kush është duke i dhënë atij pushtet vetëm e vetëm që të mos tregojë. Të paktën i heq mëdyshjet se ai nuk është duke e shantazhuar as Hashim Thaçin, as Kadri Veselin apo komandantët e tjerë, që me vetura e kanë bartë nëpër Drenicë, ‘të gjorët’, gjoja për t’i treguar të tjerëve se ky njeri nuk duhet të preket, se është interes dhe ka mbështetjen e komandantëve të pasluftës!?

Në qoftë se Berat Buzhala dëshiron të jetë në opinionin publik duhet të ndjekë edhe parimet e opinionit publik e jo të bëjë seleksionime jo parimore.
Në rregull shumë që ai ua qet hapur të këqijat të tjerëve, por ai duhet së pari t’ia qesë të këqijat vetvetes dhe familjes së tij, në qoftë se e dëshiron paanësinë, profesionalizmin, kodin e gazetarisë çfarë ajo e kërkon!?

http://botasot.info/

Artikulli paraprakXhaferi: Bisedat, skenar i LSDM-së dhe VMRO-së
Artikulli vijuesSa të mbrapshtë që janë! Po të thoshte Mërgimi se është homoseksual…?