Muslimanët e Varshavës po lulëzojnë në bashkësinë e tyre të vogël në një kënd të kryeqytetit; një mikro kozmos në vendin me popullsi shumicë katolike.
Xhamia e vetme gjendet në një lagje te qetë dhe vështirë shihet nga shtëpitë përreth me derën e saj të harkut.
Por brenda, xhamia shërben si qendër shpirtërore për komunitetin musliman të Varshavës: shumica prej të cilëve ndërtuan shtëpitë e tyre ngadalë në vendin me popullsi plotësisht katolike, dhe pak mund të gjurmojnë rrënjët e tyre Polake me shekuj prapa.
Në Xhuma në Varshavë marrin pjesë rreth 300 persona. Ka mësim të gjuhës Arabe të Shtunave, një shitore hallall është afër saj dhe një qendër Kulturore Islame që ofron fletushka Islame të përkthyera në gjuhën Polake.
Minoritet në rritje
Megjithëse shumica vendosin numrin e muslimanëve në Poloni në 30.000 – më pak se 1% ky minoritet pritet të rritet. Në Varshavë, janë 5000 deri 7000, prej tyre shumë biznesmen, refugjatë politik dhe student të viteve të 80-ta që kanë vazhduar të qëndrojnë.
Shumë prej muslimanëve janë Turq, Sirian, Pakistanez dhe Çeçen, por këtu marrin pjesë edhe disa Polak që janë martuar me muslimane dhe kanë hyrë në Islam apo të tjerë që kanë hyrë në Islam vet.
Jashtë Varshavës, Polonia mburrët me 2 xhami historike të shekullit 17 dhe 18, qe ishin vendbanime të muslimanëve të parë Polak në shekullin e 14.
Tartarët ishin të parët që arritën në Poloni dhe Lituani duke praktikuar fenë lirshëm si zëvendësim për shërbim ushtarak.
Në një kohë numri i tyre kishte arritur në 17.000 por tani vetëm disa familje Tartare kanë mbetur pasi shumica e tyre kanë dalë në qytete për punë.
Ngacmimet nga Polakët
Femrat e mbuluara janë më të sulmuara sepse shihen se janë muslimane, por zakonisht problemet vijnë nga Polakët e moshuar apo të dehur.
“Janë të radha por ndodhin,” thotë një musliman.
“Por feja jonë na mëson se nëse dikush dëshiron të të përqeshë, andaj ti e kalon dhe nuk ia vë veshin duke i bërë veshët si tunel. Hyn në njërin e del nga tjetri.”
Deutschewelle.de