Gjashtë në dhjetë artikuj të enciklopedisë më të madhe online në botë, “Wikipedia”, kanë gabime thelbësore në përbërjen e tyre, vlerësoi një studim i ri i publikuar të mërkurën.
Numri i fakteve të pasakta tregon edhe një herë më shumë se sa e pakëshillueshme është që të përdoret vetëm enciklopedia në fjalë për informacione dhe konsultime të ndryshme.
Sipas studimit, “Wikipedia”, një faqe e vizituar mesatarisht nga 25 milionë vizitorë në ditë, është shndërruar në burimin më të madh të keqinformimit në botë.
Të dhënat e “Wikipedia”-s janë të lirë për t’u modifikuar nga vetë publiku dhe kjo e bën atë të ekspozuar nga njohja e gabuar e fakteve dhe nga sabotimet e disa personave të interesuar në tjetërsimin e fakteve të ndryshme.
Studimi u krye nga “Penn State University”, në SHBA dhe u përqendrua në studimin e aktivitetit të më shumë se një mijë përdoruesve të rregullt të enciklopedisë online.
Për më tepër, pas zbulimit të një gabimi, korrigjimi nga “Wikipedia” është tepër i ngadaltë, me një në katër persona që nuk kanë marrë kurrë asnjë lloj përgjigje dhe të tjerët që kanë me javë, në mënyrë që sugjerimet e tyre të vlerësoheshin nga një moderator.
Megjithatë, një vlerësim i tillë u hodh poshtë nga vetë enciklopedia, e cila argumenton se të gjithë sugjerimet e përdoruesve të saj trajtohen brenda 2-5 ditësh.
You Might also Like
Ultrabook hibrid nga Inteli
Intel në IDF në Pekin prezantoi një koncept interesant të portativit hibrid ultrabook. Pajisja mund…
By
1 Min Read
Kush çel llogari në Facebook me emër të tjetër kujt mund të përfundojë në burg
Të gjithë përdoruesit e Facebookut të cilët krijojnë llogari në emrin e dikujt tjetër mund…
By
1 Min Read
Hotmail më popullor se Gmail në Evropë
Hotmail nga Microsoft-i është klienti ueb mail më i përdorur në Evropë, me 108.2 milionë…
By
4 Min Read
NATO do të ndihmojë aleatët për t’iu kundërvënë hakerëve
Aleanca e Atlantikut të Veriut synon të krijojë forcat e reagimit për të ndihmuar vendet…
By
1 Min Read
Gjuajtja e armës së parë të prodhuar nga printeri 3D
A munden armët të dalin nga printimi 3D? Po, video e mëposhtme ju tregon se…
By
1 Min Read
Sharp prezanton LED HDTV 90 inç, televizori më i madh që mund të blini
Në CES që u mbajt këtë vit, Sharp lajmëroi për serinë e re të televizorëve…
By
2 Min Read
