Ultrabook hibrid nga Inteli

Intel në IDF në Pekin prezantoi një koncept interesant të portativit hibrid ultrabook.

Pajisja mund të përdoret si ultrabook klasik, por mekanizmi rrëshqitës mundëson rrotullimin e ekranit horizontalisht mbi tastierë, me çfarë ky portativ merr formatin e tabletit.

Zgjidhje të ngjashme tashmë ka paraqitur Asus, vetëm se në rastin e kësaj nga Intel, ekrani fizikisht është i lidhur me pjesën e mbetur të pajisjes, e shfrytëzuesve u janë në dispozicion edhe tastiera e plotë dhe touchpadi. Dizajni i hollë dhe arritja e Windows 8 me ndërfaqen e adaptuar për ekranet e ndjeshme në prekje do të duhej të bëjnë që përdorimi i portative në formën e tabletëve të jetë edhe më komod.

Koncepti i Intelit është i bazuar mbi procesorin Ivy Bridge, derisa koha e fillimit të shitjes komerciale të pajisjeve të këtilla ende nuk është e ditur.

Artikulli paraprakMicrosoft ka departamentin për open source
Artikulli vijuesMicrosoft investon 3.5 miliardë në RIM?