(E plotësuar) Ligjvënësit e Kosovës me votën e tyre i kanë dhënë fund sot mbikëqyrjes së pavarësisë dhe kanë miratuar thirrjen që presidentja e vendit Jahjaga i ka bërë EULEX-it për të vazhduar mandatin në Kosovë deri më 2014. Ndërsa për amendamentet kushtetuese, me të cilat i jepet fund mbikëqyrjes së pavarësisë së Kosovës votuan 98 deputetë, përfshirë këtu edhe 22 votat e komuniteteve, 10 ishin kundër e 1 abstenoi, për përtëritjen e misionit të EULEX-it votuan 97 deputetë, 11 ishin kundër dhe dy abstenuan.
Miratimi i 22 amendamentevenë Kushtetutën aktuale të Kosovës, sanksionon përfundimin e mbikëqyrjes ndërkombëtare të pavarësisë së vendit tonë.
Paraprakisht në seancën e sotshme të Kuvendit të Kosovës përfaqësuesit e grupeve parlamentare u deklaruan rreth këtyre ndryshimeve. Vetëm Grupi parlamentar i Vetëvendosjes u deklarua kundër ndryshimeve, me arsyetimin se ato nuk përmbushin kërkesën për heqjen e mbikëqyrjes, por për vazhdimin e saj ndaj pavarësisë së Kosovës.
Ndërkohë, rreth kërkesës së presidentes Atifete Jahjaga për zgjatje të mandatit të EULEX-it në Kosovë deri në vitin 2014 u mbështet nga të gjitha grupet parlamentare, me përjashtim të Vetëvendosjes.
Letra e presidentes, e cila i është dërguar shefes për Politikë të Jashtme të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, u miratua në formë të traktatit ndërkombëtar.
Të hënën, Kosova dhe grupi punues ndërkombëtar do të shpallin përmbylljen e mbikëqyrjes së pavarësisë së Kosovës.kohaislame
You Might also Like
Pamje e të lënduarve të cilët janë në QKUK (Video)
Janë publikuar pamje të të lënduarve nga protesta e sotme, të cilët gjenden në QKUK.…
By
1 Min Read
Shtatë të lënduar gjatë Vitit të Ri: Dy me këputje, një me plumb në qafë
Shtatë persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore në emergjencë deri në orën 1:00 pas mesnate. Njëri…
By
1 Min Read
Pacolli s’jep dorëheqje, shkrimet i cilëson shantazh
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli, nuk e ka ndërmend të ofrojë dorëheqje pas implikimit të…
By
6 Min Read
AKR mund të dalë nga Qeveria
Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë (MTI) dhe njëherësh nënpresidente e AKR-së, Mimoza Kusari - Lila,…
By
1 Min Read
Huqja e madhe e prokurorit: Aktakuza kundër imamit Irfan Salihu e pavlefshme
Imami Irfan Salihu është akuzuar për një vepër të amnistuar nga Kuvendi i Kosovës. “…
By
6 Min Read
Shpend Ahmeti ia përmend banesën Ismet Beqirit
Pas deklaratave të shefit të Grupit Parlamentar të LDK-së, Ismet Beqiri se Shpend Ahmeti do…
By
0 Min Read
