Windows 7 tejkalon Windows XP-në

Tani gjithçka është zyrtare: Windows 7 është sistemi më i popullarizuar desktop në botë, më në fund duke tejkaluar garuesin e vjetër Windows XP.

Dhe duke e ditur që Windows 8 ishte ndërtuar më tepër për tabletët se sa kompjuterët tradicional, Windows 7 ka gjasë që do të mbetet në këtë pozitë për disa vite me radhë.

Net Applications raporton që në muajin gusht, për herë të parë, Windows 7 mposhti sistemin e vjetër prej 11 vitesh, Windows XP, sa i përket pranisë në treg, 42.76 për qind me 45.3 për qind.

Më pak se një vit më parë, në tetorin e vitit 2011, XP ishte përpara Windows 7, me 48.03 për qind dhe 34.62 për qind.

Ashtu siç tregon Computerworld, StatCounter, që është kundërshtari i Net Applications, raportoi në tetorin e vitit 2011 që Windows 7 ishte përpara Windows XP-së, me 51 për qind në krahasim me 29 për qind të XP-së.

Tani, pasi që të dy këto ndërmarrje analitike raportojnë që Windows 7 është duke kryesuar, është e qartë që në këtë vend edhe do të qëndrojë.

Mos pritni që Windows 8 të tejkalojë ndonjëherë Windows 7 për tregun e desktopëve. Ai do të mbetet dhe po ashtu do të vazhdojë, ashtu si Windows Vista nuk arriti asnjëherë të bëhet sistemi më i popullarizuar operativ për desktop.

Po ashtu siç duket ndërmarrjet do të rrinë larg sistemit Windows 8 sepse një sasi e pafund e trajnimit dhe ndihmës do të kërkohet.

Sa për konsumatorë, çdokush që blen një kompjuter të ri do të marrë Windows 8, por nuk ka gjasa që shumë njerëz që posedojnë kompjuterë do të kalojnë në të, sepse nuk ka shumë risi për ta në këtë sistem. (PCWorld Albanian)/kohaislame

Artikulli paraprakËshtë sulmuar patrulla e Policisë dhe EULEX-it në veri
Artikulli vijuesPërfundon mbikëqyrja e pavarësisë, zgjatet mandati i EULEX-it