Lidhja Demokratike e Kosovës menjëherë pas përmbylljes së pavarësisë së Kosovës do të thërrasë në interpelancë Kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi, për moszbatimin e marrëveshjes Thaçi-Mustafa-Pacolli.
Burime brenda LDK-së kanë thënë se nga Kryeministri do të kërkojnë përgjegjësi për moszbatimin e Rezolutës së Kuvendit të Kosovës, e cila ishte miratuar pas marrëveshjes së politike PDK-LDK-AKR, e cila ka paraparë afate për mbajtjen e zgjedhjeve presidenciale në fund të këtij viti dhe zgjedhjet parlamentare vitin e ardhshëm.
“LDK do të thërrasë në interpelancë Kryeministrin Thaçi menjëherë pas përmbylljes së pavarësisë për moszbatimin e marrëveshjes Thaçi-Mustafa-Pacolli si dhe për moszbatimin e Rezolutës së Kuvendit mbi këtë marrëveshje”, ka thënë një zyrtar i lartë i LDK-së për Express.
Lidhja Demokratike e Kosovës vazhdimisht ka kërkuar zbatimin e marrëveshjes politike, por pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për mandatin pesëvjeçar të Presidentes, PDK ka deklaruar se do të respektojë vendimin e Gjykatës para marrëveshjes.
Ndërkohë, Presidentja Atifete Jahjaga ka thënë se nuk e ka në plan të japë dorëheqje dhe t’i hapë rrugë zbatimit të marrëveshjes së vitit të kaluar.
Si pasojë e kësaj, LDK ka braktisur Komisionin për Reformë Zgjedhore dhe Komisionin për Reformë Kushtetuese dhe ka kushtëzuar kthimin në këto procese me zbatimin e marrëveshjes politike të tre liderëve.
Por, nuk do të jetë interpelanca e vetme që do të thërret Partia e Isa Mustafës për Qeverinë.
Kjo parti ka planifikuar që pas ballafaqimit me Thaçin, të thërrasë në Kuvend edhe Ministrin e Jashtëm, Enver Hoxhaj, rreth skandaleve diplomatike që kanë ndodhur sa u përket njohjeve.
“Interpelanca e dytë do të jetë me Ministrin Hoxhaj dhe skandalet në fushën e diplomacisë. Do të kërkohet përgjegjësi për dëmin që i është shkaktuar, loja që kanë bërë zyrtarët e Qeverisë në fushën e diplomacisë”, ka thënë zyrtari i LDK-së.kohaislame
You Might also Like
CILËT DEPUTETË VOTUAN KUNDËR HEQJES SË NENEVE?
Kush janë deputetët e Kuvendi të Kosovës të cilët votuan kundër heqjes së neneve 37…
By
1 Min Read
BIE NUMRI I AKSIDENTEVE ME FATALITET
Numri i aksidenteve me dëme materiale në vend është rritur, ndërsa aksidentet me fatalitet kanë…
By
1 Min Read
Në 2015-në, 173 policë kryen vepra penale, 1 mijë e 64 shkelje disiplinore
Nga rreth 8 mijë policë që ka Policia e Kosovës (PK), vetëm gjatë vitit të…
By
7 Min Read
KUNDËRSHTOJNË MODELIN E DY GJERMANIVE
Ideja e ministrit të Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj se modeli i dy gjermanive mund…
By
4 Min Read
Limaj: Vota për Specialen, masakër kushtetuese
Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, në fjalën e tij në Parlamentin e Kosovës,…
By
2 Min Read
Policia zbulon motivin e shtënies me armë në “Beer Fest”
Policia e Kosovës pas arrestimit të 15-vjeçarit që shtiu me armë gjatë “Beer Festit”, ka…
By
1 Min Read
