Sony zyrtarisht ka hedhur në treg orën e “smart” të dorës e cila do t’u mundësojë përdoruesve komunikim me telefona mobilë të bazuar në Android.
Sony SmartWatch u mundëson shfrytëzuesve shikimin e të rejave nga rrjetet shoqërore dhe porositë tekstuale, si dhe manipulimin me muzikën dhe thirrjet direkt nga ora. SmartWatch lidhet me telefonin mobil përmes Bluetooth për të mundësuar komunikim dhe manipulim me funksionet e telefonit mobil.
Ora është e pajisur me ekran LED të ndjeshëm në prekje (touchscreen) me diagonale prej 1,3” ndërsa ora standard është e pajisur me rrip gome të zi, por ka edhe me ngjyra tjera, përfshirë edhe të bardhën, rozë dhe të kaltër.
Për të paralajmëruar përdoruesit për thirrjet ose ndonjë gjë tjetër, ora dridhet, ndërsa një mbushje e baterisë do të duhej të mundësojë katër ditë punë.
Theksohet po ashtu se ora është rezistente ndaj pluhurit dhe lagështisë. SmartWatch në SHBA do të kushtojë 150 dollarë.
You Might also Like
NË PRITJE PËR IPHONE 5, BIEN SHITJET E APPLE
Doni të blini një iPhone por po e prisni versionin 5 të tij? Nuk jeni…
By
Redaksia
2 Min Read
Nokia Lumia 920 më i shtrenjtë se Galaxy S III
Nokia i ka vendosur smartfonit të ardhshëm Lumia 920, një çmim më të lartë se…
By
Redaksia
2 Min Read
Rrjedhin pamjet e reja të Sony Xperia Yuga
Deri më tani, në mediat botërore janë paraqitur disa fotografi të modelit të ri të…
By
Redaksia
1 Min Read
Kosova kërkon lejim të “përgjimit” nga Facebook, për 7 raste
Facebook ka publikuar të dhënat për kërkesat e qeverive për qasje në të dhënat për…
By
Redaksia
1 Min Read
Të varur nga përdorimi i telefonave të mençur dhe internetit
https://www.youtube.com/watch?v=bBJBCPIosFc Telefonat e mençur dhe interneti konsiderohen domosdoshmëri e kohës. Arritjet e reja teknologjike kanë…
By
Redaksia
0 Min Read
Telefoni më i sigurt në botë
UnaPhone Zenith është telefoni më i sigurt që do të keni ndonjëherë, në sajë të…
By
Redaksia
1 Min Read
