Jetëgjatësia e EULEX-it do të lidhet me përfundimin e rasteve dhe nuk do të kufizohet në kohë. E, në rrethana të jashtëzakonshme, raste të reja do të mund të pranojë ky mision edhe pas 15 qershorit, shkruan sot Koha Ditore.
Përafrimi në dy pikat e fundit kontestuese – njëra që lidhet me kohëzgjatjen e mandatit dhe tjetra me pranimin e rasteve të reja nga EULEX – është bërë pas diskutimeve që në këtë fillimjavë kanë zhvilluar autoritetet e Kosovës dhe ato të Bashkimit Evropian.
Në Kosovë ka qëndruar shefi i operacioneve civile të BE-së, Kenneth Dean, i cili bashkë me shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë, Samuel Zhbogar, dhe me shefin e EULEX-it, Gabrielle Meucci, ka takuar vendimmarrësit kosovarë. Një zgjidhje finale palët nuk e kanë gjetur akoma.
Për epilogun e bisedimeve nuk kanë folur në Zyrën e BE-së. Vetëm kanë theksuar se “BE-ja dhe Kosova janë duke finalizuar diskutimet mbi praninë e EULEX-it përtej qershorit”.
E, përderisa vazhdojnë negociatat mes përfaqësuesve të Bashkimit Evropian dhe Qeverisë së Kosovës për detajet e mandatit të ardhshëm të misionit të EULEX-it në Kosovë, vendet anëtare të BE-së tashmë kanë arritur pajtimin e tyre që ky mandat të vazhdohet edhe për së paku dy vjet, pasi që mendohet se Kosova ka ende nevojë për praninë e BE-së në fushën e rendit dhe ligjit dhe se në Kosovë sfidat e sigurisë janë të tilla që kërkojnë një prani të BE-së në këtë fushë edhe në të ardhmen.
Burimet diplomatike të BE-së i kanë thënë “Kohës Ditore” të mërkurën se në takimin e përfaqësuesve të përhershëm të vendeve anëtare të BE-së (Coreper), në parim shtetet janë pajtuar të vazhdohet mandati i EULEX-it deri më 14 qershor 2018.
You Might also Like
Publikohet raporti i përmbushjes së obligimeve për zbatimin e MSA-së
Grupi për Studime Juridike dhe Politike do të prezantojë sot raportin e titulluar:“Vlerësimi i punës…
By
Redaksia
2 Min Read
Vrasja e efektivit të FNSH-së, rrëfehet fqinji: Ja si u qëllua Kodra
Fqinjë të 30-vjeçarit, David Qosja, thanë dje se kishin përjetuar orë tmerri dhe se, nëse…
By
Redaksia
4 Min Read
Ambasadori Amerikan Donald LU në XHAMI (nuk i pengon ISLAMI)!
Ambasadori amerikan në Shqipëri, Donald Lu, vizitoi të mërkurën qytetin e Librazhdit, ku u prit…
By
Redaksia
2 Min Read
Takimi BE-Shqipëri, eurodeputetja Macovei: Dekriminalizimi të nisë që në zgjedhjet lokale
Në ditën e dytë të punimeve të Komitetit të Stabilizim Asocimit BE-Shqipëri, nuk ka pasur…
By
Redaksia
2 Min Read
Ban Ki-Moon, Siri: 700 000 refugjatë largohen nga luftimet në vend
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon u shpreh të premten se 700 000 refugjatë…
By
Redaksia
1 Min Read
QEVERIA THELLON KAOSIN NË SHËNDETËSI
Lidhja Demokratike e Kosovës ka hedhur një varg kritikash në drejtim të Qeverisë – këtë…
By
Redaksia
1 Min Read
