Numri i fundit i veteranëve i dalë nga komisioni qeveritar ka arritur shifrën me mbi 46 mijë tillë.
Në lidhje me këtë, dje reagoi kryeministri i vendit Isa Mustafa, i cili në mbledhjen e qeverisë tha se ky numër i tejkalon të gjitha parashikimet dhe qëndrueshmërinë buxhetore.
Këtë numër nuk e kishte pritur as ish komandanti i përgjithshëm i UÇK-së, Agim Çeku, megjithëse sipas tij kjo shifër nuk e ngarkon buxhetin e shtetit.
“Është e vërtetë që ne e kemi pritur një numër më të vogël por ky numër nuk e ngarkon buxhetin, buxhetin e ngarkojnë vetëm ata veteranë që janë të papunë, sepse nuk do të thotë që 46 mijë veteranë janë pjesë e buxhetit, qeveria i paguan vetëm ata që janë të papunë, kështu që ky është numri që komandantët e kanë prezantuar në komision, ata e dinë dhe besoj se kanë punuar me ndërgjegje të plotë”, ka thënë Çeku për Indeksonline.
Sipas tij, nuk do të thotë që UÇK-ja i ka pasur gjithë këta veteranë në një ditë por se ky është numri i qytetarëve të Kosovës që kanë marr pjesë në luftë në faza të ndryshme e shumica e tyre gjatë tërë kohës.
Kjo është hera e parë që shteti e bënë një verifikim deri më tash shoqatat e ndryshme janë thirrur të lajmërohen por jo gjithkush është përgjigjur, ne kemi pas numra të ndryshëm gjatë gjithë kohës por asnjëherë nga qeveria. Kjo tani është zyrtare, qeveria e ka aprovuar këtë raport dhe ky është numri i veteranëve të UÇK-së”, ka thënë ai.
Mirëpo Çeku nuk e ka përjashtuar mundësin se në këtë numër ka edhe të tillë që nuk e meritojnë statusin e veteranit.
“Nuk e përjashtoj mundësin që në këtë numër ka veteranë që ndoshta nuk e meritojnë këtë status që iu ka dhënë, por ky numër besoj se është pakicë. Unë jam shumë kundër tendencave që të paraqitet UÇK-ja e vogël, të themi se ne pak kemi kontribuar dhe se neve na ka liruar dikush tjetër”, ka shtuar ai.
Sipas tij, nuk është brengosës numri i madh i atyre që janë paraqitur si veteranë por numri i atyre qe kërkojnë pensione.
“Nuk duhet të na brengos shumë ky numër por numri i atyre që janë paraqitur të marrin pensione, kurse këta që marrin vetëm një certifikatë nuk duhet të na brengosin. Jam kundër atyre tendencave që e nënçmojnë UÇK-ne, ajo ka qenë e madhe, lufta nuk bëhet vetëm me ushtar një sistem i tërë është i përfshirë në luftë”, ka thënë ish komandanti.
Krejt në fund, Çeku ka thënë se është UÇK-ja ajo që e ka filluar luftën dhe të tjerët vetëm na kanë ndihmuar, prandaj nuk duhet të thuhet se UÇK ka qenë organizatë e pafuqishme.
You Might also Like
Kushtetuesja hedh poshtë kërkesat për rastin “Kiçina”
Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës i hodhi poshtë kërkesat për shqyrtimin e Rastit Kiqina.Gjykata…
By
Redaksia
1 Min Read
Hoti: Edhe po të kalon demarkacioni, nuk e kemi të garantuar liberalizimin
Deputeti i Nismës për Kosovën, Enver Hoti në emisionin InfoBox të RTV Dukagjinit, ka thënë…
By
Redaksia
1 Min Read
Islandë – Mijëra qytetarë gati të mirëpresin refugjatë sirianë
Më shumë se 10 mijë islandezë janë shprehur të hënën në Facebook se janë të…
By
Redaksia
2 Min Read
Qysh me parandalu gripin?
Me ardhjen e ditëve të ftohta, nisin edhe ftohjet e para, andaj është koha e…
By
Redaksia
1 Min Read
Navigacioni Ajror bëhet edhe me tre parashikues meteorologjik aeronautik
Tre punonjës të Divizionit Meteorologjik nga Agjencia e Shërbimeve të Navigacionit Ajror, kanë përfunduar me…
By
Redaksia
2 Min Read
Ai momenti kur një fëmijë mëson se Babagjyshi nuk ekziston
Një vajzë 10-vjeçare nga Maryland i ka dëshmuar prindërve se nuik bëhet shaka me të…
By
Redaksia
1 Min Read
