Islandë – Mijëra qytetarë gati të mirëpresin refugjatë sirianë

Më shumë se 10 mijë islandezë janë shprehur të hënën në Facebook se janë të gatshëm të presin në shtëpitë e tyre refugjatë sirianë, ndërsa Reikjaviku zyrtar ka njoftuar se do të presë një kuotë të vogël të kontigjentit të emigrantëve.

Shkrimtarja dhe pedadogia islandeze, Bryndis Bjorgvinsdottir, u propozoi të hënën në Facebook shtetasve të saj që të shpreheshin nëse dëshironin që Islanda dhe 330 mijë banorët e saj të mund të prisnin më shumë refugjatë sirianë.

Rreth pasdites së të hënës, më shumë se 10 mijë persona iu përgjigjën pozitivisht thirrjes. “Unë jam një nënë beqare, kam një fëmijë gjashtë vjeç dhe mund të strehojmë një fëmijë në nevojë. Unë me profesion jam mësuese dhe do t’i mësoj të flasë, lexojë dhe shkruaj gjuhën islandeze, si dhe të integrohet në shoqërinë islandeze.

Kemi veshmbathje, shtrat, lodra dhe gjithçka që i nevojitet një fëmije”, shkruan Hekla Stefansdottir. Shumë shtetas propozojnë një shtëpi, por gjithashtu ushqim, veshje dhe ndihmë të integrohen në shoqërinë islandeze.

“Besoj se qytetarët janë të lodhur nga pamjet e aktualitetit me ngjarjet dramatike në Mesdhe dhe pamjet e kampeve të refugjatëve dhe kërkojnë që tashmë duhet vepruar në mënyrë sa më të shpejtë”, u shpreh Bjorgvinsdottir në televizionin publik “Ruv”.

Ministrja e Çështjeve Sociale të Islandës, Eyglo Hardardottir, tha gjithashtu për televizionin “Ruv” se autoritet po i mbledhin të gjitha propozimet e bëra në Facebook dhe kërkojnë të rrisin numrin e kuatova të refugjatëve, 50 në total për vitin 2015 dhe 2016.

Artikulli paraprakPiloti turk del i pari në shkollën e NATO-s në SHBA
Artikulli vijuesMe 23 shtator 2015, në Moskë përurohet Xhamia e Madhe