Dashuri maksimale – Ja si e pranoi Islamin Petra nga Çekia

Kam kaluar nëpër duar me dhjetëra histori personash nga Perëndimi, të cilët kanë pranuar Islamin. I konsideroj ato si një nga mënyrat më efikase për t’ua treguar të vërtetën të painformuarve. Kujt mund t’i besohet më shumë sesa bashkëqytetarëve dhe përvojave të tyre personale? Megjithatë, unë personalisht kam hezituar gjatë që ta ndaj me të tjerët historinë time.
Kjo për arsye se mendoja që historia ime nuk do të sillte asgjë të re, se nuk do të kishte ndikim apo t’i linte mbresë askujt, se nuk do t`i korrigjonte pasaktësitë e përhapura. Por, ja që u gjet edhe arsyeja për ta bërë të kundërtën!
Arsyeja ka të bëjë me mitin mjaft të përhapur, se shumicën e besimtarëve të rinj myslimanë e përbëjnë vajza dhe gra të dashuruara pas syve te shkruar të disa arabëve, të cilave nuk u mbetet asgjë tjetër veçse ta ndërrojnë fenë, në mënyrë që të martohen me ta. Kjo në fakt ka të bëjë edhe me rastin tim, pasi jam martuar me një mysliman dhe më duhej të konvertohem, ndonëse myslimani ka të drejtë të martohet me një të krishterë apo hebreje, unë nuk futesha te asnjëri prej këtyre rasteve dhe 99 për qind e njerëzve që e dinë këtë bien pre e paragjykimeve të tilla. Në fakt gjithçka ndodhi pak më ndryshe.
Fëmijëria – jeta e brendshme
Kam lindur në një familje ateiste. Shkonim në kishë vetëm për dasma e varrime. Për fenë flitej shumë rrallë – edhe atëherë kur flitej, kjo bëhej nga këndvështrimi negativ. Por, në fëmijëri janë të rëndësishme tri “fije” të cilat dallohen nga të tjerat, e të cilat u thurën më vonë në një litar të fuqishëm – në besimin tim në Islam.
Fija e parë, ishte pasioni im ndaj kulturës arabe. Në fëmijëri u dashurova në përrallat arabe, i ‘përpija’ librat si “Lulja magjike e shkretëtirës”, “Detari Sinbad” e deri te “Përrallat e një mijë e një netëve”. Përrallat televizive dhe filmike edhe më tepër më ngjallën interesimin për muzikën arabe. Në fakt, nuk bëhej fjalë vetvetiu për pasion ndaj historive, (në fakt pëlqeja edhe përrallat kombëtare, ato ruse apo të H. K. Andersenit), mua më bëri për vete romantizmi dhe atraktiviteti i pashoq i kësaj kulture të largët dhe të ndryshme.
Fija e dytë lidhej me besimin te Zoti përkundër edukimit tim ateist. Askush nuk më ka thënë se: “Zoti ekziston” apo “duhet t’i lutesh Atij kështu e ashtu”. Pavarësisht nga kjo, e dija dhe e bëja këtë. Sa herë që kisha frikë, probleme, apo ndihesha e vetmuar, Ai ndodhej aty për mua dhe nuk kërkonte asgjë në shkëmbim. Lutja ndaj Tij, për mua, ishte po aq e natyrshme sa edhe frymëmarrja.
Fija e tretë, kishte të bënte me interesimin tim për fenë në përgjithësi. Isha shumë e pasionuar pas historisë dhe feve, përrallave mbi Kinën e vjetër dhe vendet tjera të lashta, njihja të gjitha perënditë e Egjiptit të lashtë, si dhe të vendeve tjera të lashta, njihja mitet dhe atributet e tyre. Që në moshë të hershme posedoja aftësi për të parë se feja është element kyç i kulturave dhe element lëvizës për njerëzimin, dhe se ateizmi është risi që nuk sjell asnjë impuls, jashtë lirisë së debatimit.
Pjekuria – realizimi praktik i spiritizmit
Në moshën 13 apo 14 vjeçe, përderisa po kaloja fazën e zhvillimit fizik, ndjeva nevojën për t’u radhitur në një komunitet të caktuar. Ateizmi formal nuk më plotësonte më. Meqë ky proces u ngjante hapave të parë, të pasigurtë, të fëmijës së vogël, shoqja ime e ngushtë, një ateiste apo një e krishterë pa bindje, ndjeu nevojën time dhe më fali një Bibël.
Bibla dhe kleri
Lexova sidomos Dhjatën e Vjetër. Aty gjeti vend si dëshira ime për spiritizëm ashtu edhe pasioni im për letërsinë. Humbesha pak te Dhiata e Re, ku edhe ngeci “puna”. Këtu pasioni im dhe njohuritë nga historia më viheshin në pikëpyetje. Si ta konsideroja personalitetin e Aleksandrit të VI-të Borgias apo atë të Gjonit të XXII-të si papë të përsosur? Apo kjo s’ka rëndësi për askënd? Pse u përzunë jetimët dhe paraplegjikët nga manastiret, thjeshtë për arsyen se ato iu kthyen kishës dhe murgjërve e murgeshave të saj pas rënies së komunizmit (a nuk ishte kisha i vetmi institucion që inicioi dhe ndërtoi jetimoret dhe spitalet e para)? Vallë nuk u mjaftonte murgeshave vetëm pak vend, thjeshtë vetëm sa për të banuar dhe punuar, për të qenë të vlefshme për shoqërinë me thjeshtësinë, modestinë dhe lutjet e tyre? Si mund të përputhen kisha dhe „babëzia“ e saj pas pasurisë nga njëra anë dhe asketizmi i Jezu Krishtit në anën tjetër?
Në qytetin tonë të vogël ndodhi një skandal me priftin, i cili abuzonte djemtë e vegjël. Po, ndoshta ky edhe nuk është faj i kishës. Por prifti në fjalë edhe më parë ishte kapur në flagrancë në një qytet tjetër, por rasti i tij u mbajt sekret dhe ai u transferua në një qytet më të vogël. Në këtë rast, po, kisha është fajtore. Si mund të mbështetesh te dikush që pranoi se toka është e rrumbullakët vetëm pasi rusët dhe amerikanët u kthyen nga hapësira me fotografi të qarta? Si mund të përputhen Gjuetia e shtrigave dhe bindjet e autorëve të saj dhe të inkuizicionit ndaj femrave, me gjithë respektin ndaj Shën Marisë dhe kultin e saj apo me dashurinë e Zotit ndaj gjithë njerëzimit – pra edhe ndaj grave? ثshtë e nevojshme të theksojmë se në këtë proces (të ekzekutimit të grave për mëkate të shpikura, në fakt edhe disa meshkuj u dënuan përfshirë këtu disa fisnikë, ndonëse në një shkallë më të vogël) protestantët janë angazhuar njëlloj si edhe katolikët. Kujt t’i bashkangjitesha pra? Përveç kësaj më nevojitej një ligj, një udhëzim se si t’i afrohesha Zotit, për të tjerat do të kujdesesha vetë. Ajo për çka më së paku kisha nevojë ishte ndonjë ndërmjetës në relacionin tim me Zotin.
Mënyrë e drejtë e jetesës, besimi i gabuar
Kurrë nuk kam pasur prirje materialiste, prandaj dhe nuk është ndonjë befasi që më tërhiqnin fetë aziatike. Por hinduizmi nuk më tërhiqte pasi femrës nuk ia jep as të drejtën për jetë të përtejme. Përkundrazi, budizmi më frymëzonte. Kam lexuar libra dhe kam grumbulluar shumë informata. Përdorja barishte, i shmangesha mishit, bleva një libër gatimesh vegjetariane dhe nëna, e cila gjithmonë më përkrahte dhe më linte hapësirë të sillem siç më vinte për mbarë, më ndihmonte të gjeja preparate e erza si kardamoni, etj. Më pëlqenin asketizmi budist, spiritizmi i tij, puna me vetveten, toleranca dhe qetësia shpirtërore.
Mirëpo, ende ndihesha e ftohtë nga pikëpamja e fesë. Nuk besoj në reinkarnacion, edhe pse kam lexuar me qindra libra dhe histori, duke përfshirë edhe atë të dalajlamës aktual. Nuk besoj se Zoti mund ose dëshiron të jetë njeri, ose se njeriu, sado i përsosur që të jetë, mund të jetë Zot. Nuk njoh ikonat. Budizmi përfaqëson pjesërisht një mençuri të bukur por me prejardhje njerëzore. Mençuria njerëzore është e vlefshme, por nuk e përbën rrugën e drejtpërdrejtë me Zotin, do të thotë, nuk përfaqëson destinimin përfundimtar të kërkimit tim.
Trupi dhe shpirti
Provova gjithçka. Lexoja, studioja dhe përpija informacione si sfungjer. Mendja ishte për mua prioritet parësor, por as trupi nuk duhej nënvlerësuar. Udhëtoja nëpër Evropë, takohesha me miqtë dhe sillesha si të gjithë adoleshentët e zakonshëm. Por, shpirti nuk gjente qetësi. Shfletoja literaturë fantastiko-shkencore, ndiqja seanca spiritizmi, studioja astrologji, fallin e dorës dhe letrave të bixhozit. Asgjë nuk më ndihmonte – edhe pse kjo vërtetonte se ajo që gjendet mbi ne, që kalon imagjinatën tonë, është realitet e jo ëndërr e të marrëve.
Zoti nuk është indiferent ndaj teje
Islami gjithmonë gjendej aty pranë. Rreth meje dhe brenda meje. Në njërën anë interesimi, në anën tjetër frika. Mos më rekomandoni librat negative mbi Islamin, të gjitha ato i kisha lexuar! Duke filluar nga “Pa vajzën nuk largohem” deri te libri i Salman Rushdiut. Atëherë nuk isha në gjendje të dalloja ndërmjet të vërtetës, gjysmë të vërtetës dhe gënjeshtrës, por arrita të zbuloj diçka. Kjo mjaftonte.
Në atë moment hyri në jetën time ai që më vonë do të bëhej bashkëshorti im. Që në fëmijëri ishte lidhur ngushtë me fenë dhe më vonë kishte zëvendësuar prindërit në “edukimin” e motrës së tij të vogël si besimtare të devotshme myslimane. Pastaj kishte njohur vitet e rebelimit në universitet dhe profesioni i tij e kishte bërë të udhëtonte shpesh nëpër Evropë dhe SHBA. Edhe përkundër faktit se nuk e hidhte kurrë poshtë Islamin, e deklaronte atë si fenë e vërtetë dhe kurrë nuk kishte deklaruar se “Allahu nuk ekziston”, megjithatë nuk praktikonte fenë. Bisedat tona e preknin fenë në një masë shumë të vogël dhe pas njohjes së parë u ndamë për një kohë të gjatë. Megjithatë ky takim më la mbresa dhe gjatë kësaj periudhe zbulova edhe një fije më tepër në litarin e besimit tim. Gjeta një shembull të mirë dhe një të keq.
Një shembull i mirë
Ky ishte bashkëshorti im i ardhshëm. Për mua ai ishte myslimani i parë që takova. Pata pra nderin të takoja një person, i cili ndoshta “është mysliman i vakët„ që s’falej, por ishte vazhdimisht nën ndikimin e Islamit edhe pse s’ishte shumë i ndërgjegjshëm për këtë, dhe në çdo moment llogariste faktin se “Zoti po na vëzhgon”. Për herë të parë takohesha me një djalë të ri, për të cilin seksi nuk ishte fiksim si puna e „pastrimit të dhëmbëve“. Me një burrë, i cili nuk sillej si një shovinist superior mashkullor, por si një xhentëlmen që rrallë gjendet në botën e sotme. Më një burrë, i cili njerëzit e panjohur në restorant, që uleshin në tavolinën tonë pasi s’kishte vende bosh, i konsideronte si të ftuarit e tij dhe ua paguante llogarinë edhe pse pas kësaj ndodhte t’i ngelnin shumë pak para në xhep dhe të merrte hua nga shoku i tij për t’u kthyer në hotel. Me një burrë që nuk lejonte shoqen e tij të merrte pa leje as pjatën plastike nga restoranti, pa pyetur më parë kamerierin e shastisur (nga sjellja). E kuptova që ky nuk ishte një përjashtim porse kisha të bëja me një karakter të jashtëzakonshëm. Ishte i rrethuar nga shokë që silleshin njëlloj si ai, në mos edhe më mirë. Të gjithë ishin myslimanë të lindur. Vetëm njëri prej tyre, kishte prejardhje çeke.
Një shembull negativ
Pak pas këtij takimi, u bëra „viktimë“ e një çifti jehovistësh, prej të cilëve mora me naivitet (me idenë se “po e marr që t’i heq qafe”) një broshurë që më pas më detyroi të “martirizohesha” nga vizitat e tyre të pareshtura që zgjatën disa muaj dhe që më përndiqnin pasi më zinte frika të nxirrja kokën te dera. Myslimanët përkundrazi ishin më miqësor me të gjitha racat (qyteti ynë atëherë ishte shumë i larmishëm nga kjo pikëpamje), kishin aftësinë të angazhoheshin në një bisedë miqësore edhe me një skinhed dhe kurrë nuk flisnin me dikë për Islamin nëse ky nuk e dëshironte një gjë të tillë.
Konvertimi – asnjë ndryshim i jashtëm
Më në fund konvertova pas dy vjetësh në xhaminë e famshme al-Az’har, në Kajro. Ika atje me frikë por u ktheva me një ndjenjë të papërshkruar lumturie. Ishte një ndjenjë e veçantë të nënshkruhesh në një regjistër të madh më datën 20 shtator të vitit 2000 dhe ku, ndonëse ishte paradite, ishin radhitur shumë emra. Imami dhe asistenti i tij nuk dukeshin të “befasuar” nga shehadeti dhe konvertimi im, përkundrazi më dëgjuan me durim sikur të ishte diçka krejt e zakonshme. Sigurisht, ç’mund të ishte për dikë një pikë kthese në jetën e vet, për ata kjo ishte një rutinë e ditës së punës.
Ndërkohë në shtëpinë time në Moravë (اeki) po luhej një dramë klasike. Xhaxhai im konsideronte se isha e rrëmbyer ndonëse në Egjipt u nisa me vetëdashje dhe biletën e avionit e pagova nga kursimet e personale. I thoshte nënës sime: “Duhet të njoftosh Interpolin, përpara se vajza jote të përfundojë në ndonjë harem!”
Familja ime sot respekton përzgjedhjen time edhe pse ende s’arrin ta kuptojë atë. Sipas tyre, unë isha bërë myslimane që të mund të martohesha me djalin që dashuroja, e mbaja shaminë sepse më duhej t’i përshtatesha familjes së re, shkurt çdo gjë e shpjegonin ashtu si u vinte mbarë. Respektohemi reciprokisht, unë mbaj besimin tim Islam kurse ata ateizmin, për besimin flasim rrallë, ka aq shumë tema të tjera për të biseduar…
Ndoshta këtu ndikoi edhe fakti që prindërit më panë disa muaj pas konvertimit dhe nuk qenë dëshmitarë të rritjes së personalitetit tim. Vetë konvertimi nuk ndryshoi asgjë në mënyrën time të jetesës. Edhe pse thellë në shpirt besoja tek Allahu dhe isha e bindur se Muhamedi është profeti i Tij i fundit, Islamin nuk mund ta praktikoja brenda një nate. Pra vazhdoja të vishja xhinse, pija cigare, pija akoma birrë, shkoja nëpër diskoteka dhe nuk falesha. Kuptohet, bashkë me bashkëshortin. Mund të kishte vazhduar kështu edhe me tej. Sikur…
Zbuloni Islamin
Shumë persona nga Perëndimi, nga Japonia apo Australia, d.m.th. nga vendet jomyslimane, gjatë konvertimit kalojnë nëpër një fazë të gjatë ndryshimi dhe hezitojnë për një periudhë, në disa raste, ndoshta disavjeçare. Kjo është e kuptueshme, brengosen se si do të reagojë familja, miqtë, druajnë nga humbja e vendit të punës, druajnë nga përjashtimi nga komuniteti ose nga armiqësia e tij. Nga ana tjetër, druajnë nga refuzimi që mund t’ua bëjnë myslimanët. Prandaj deklarimi i shehadetit përbën, si të thuash, kulmin e përpjekjeve të tyre. Përfaqëson ngjitjen në majë të një mali të pjerrët ku na pret një peizazh mrekullues drejt nje horizonti të pafund mundësish dhe drejtimesh. Ky horizont përbën një fushë, që duhet punuar, me vullnet, sidomos duhet punuar me veten…
Besimtarët nuk e kanë aspak të lehtë. Vetedukimi është një proces shumë i ndërlikuar por i rëndësishëm. Do të kisha ngecur në një pikë të vdekur po të mos zbuloja se çfarë kënaqësie të jep falja e rregullt e namazit. Sa praktike është higjiena sipas Islamit. Sa e çmuar është veshja etike. اfarë përparësish të jep abstenimi (nga pija). اfarë lehtësie të jep ndërgjegjësimi për faktin se Zoti është këtu për secilin nga ne, pra edhe për mua dhe ashtu siç i drejtohemi Atij (me intensitet dhe sinqeritet të njëjtë) ashtu edhe Ai u përgjigjet lutjeve tona. Varësisht nga ajo se sa i zbatojmë urdhërat dhe porositë e Tij, për aq marrim edhe bekimin e Tij. Këto nuk janë vetëm fjale boshe.
Le të marrim për shembull hixhabin (shaminë). Ajo për mua përfaqëson lirinë. Lirinë e vërtetë dhe jo atë mediatike (deklarata të mëdha pa substancë), për të cilën janë aq krenare femrat e perëndimit. Ndërkohë, nga ajo pritet në çdo rast të jetë e qeshur dhe e bukur, të mos dalë pa bërë tualetin, të ketë prerjen e flokëve sipas modës së fundit, të kombinojë çantat me këpucët, etj. Shoqëria, gjithashtu, pret prej saj që të jetë produktive në punë, por të paguhet më pak se burrat, dhe se pas punës, pa bërë fjalë, t’u përvishet punëve të shtëpisë. Ah po, harrova, të shëmtuarat ndoshta mund të përparojnë në degën e biokimisë, por nuk ka shans si stjuardesë, përkthyese, menaxhere apo në degë të tjera të ngjashme. Madje as nuk duhet të pretendojë për degë të tilla, pasi mjafton që i shoqi të jetë i suksesshëm ndërsa ajo të degdiset diku në media me pamjen e qeshur para publikut për aparencë! Por mua nuk më duhet të harxhoj X orë kohë te floktorja në mënyrë që njerëzit të më respektojnë më tepër. As nuk më nevojitet të tregoj veshjen time sipas modës.
Pas relacionit personal me Zotin, te Islami dallojmë edhe përparësinë tjetër: kënaqja e kuriozitetit të natyrshëm të njeriut. Pse besoj tek Zoti kur askush nuk më ka mësuar për këtë? Ku është qendra e gjithësisë? Pse ekzistojmë? Cili është kuptimi i jetës? ا’kuptim ka e keqja në jetë? Pse secili nga ne i bën këto pyetje? Për të gjitha këto pyetje, Islami jep përgjigje mjaft të sakta dhe logjike. Dhe kjo nuk është pak.
Dashuria hyjnore
Bashkëshorti në fillim u tremb nga tendencat e mia “fundamentaliste” në rritje, por sot më kupton dhe më është mirënjohës. Zoti, pra, bëri dy ndryshime, mua më futi në Islam kurse bashkëshortin e riktheu në besim. Lavdia i qoftë Atij, Të Mençurit, Të Gjithëdijshmit.
Po, e di që shumë vetë nuk më besonin se nuk ishte bashkëshorti ai që më përpunoi apo akoma më tepër që s’më detyroi të bëhesha ajo që jam sot. Nuk më besojnë edhe sot e kësaj dite, që isha unë ajo që ndërmora iniciativën për të ndryshuar mënyrën e jetesës. Gjithashtu, familja ime nuk më beson se në fillim bashkëshorti im ishte kategorikisht kundër shamisë sime apo mbulimit tim. Shumë vetë nuk më besojnë pasi ashtu kanë paragjykuar, të mos besojnë pa më dëgjuar.
Por, për mua, në fillim ishte Zoti, i cili iu përgjigj kërkimit tim dhe më dërgoi dashurinë që ta kisha më të lehtë, dhe jo të kundërtën. Dashuria ka shumë forma: dashuri partnerësh, ajo e nënës, e vëllezërve, e të afërmve, por asnjë nga ato s’i afrohet dashurisë që ushqen besimtari i devotshëm ndaj Zotit. E vetmja dashuri më e fuqishme se kjo që thashë, është dashuria e Zotit ndaj besimtarit (krijesës së Tij). Ajo është dashuri maksimale. Këtë ua uroj të gjithëve.
Shkruan: Petra nga Republika اeke
solli në shqip: islamweb.sk
e drejta e publikimit e rezervuar për islamweb.sk
Petra,
11.5.2007

Artikulli paraprakMë 29 shtator 2001, e thashë Shehadetin
Artikulli vijuesAnne Frances Beaumont: Pioniere e arsimit islam në Australi