Çfarë ke punuar për varrin dhe botën tjetër?

Mos u shqetëso e as mos u brengos per trupin tend tashme te tretur, sepse Muslimanet do e kryejne ate qe u kërkohet: Rrobat i zhveshin nga trupi yt, xhenazen tende ata kane per ta lare, ata do te qefinosin dhe ata kane per te te nxjerre nga shtepia, per tek vendi yt i ri (varri).

Njerez per te percjelle xhenazen tende do kete shume, madje kane per te lene punen per varrimin tend, e shume prej tyre as qe u ka shkuar mendja ndonje dite per keshillat e tua.

Plaçkat e tua kane per tu sistemuar, çelesat, çanta, librat, kepucet dhe rrobat. Nese familja jote eshte e sukseshme, ka per ti dhene ato sadaka me qellim qe te te vije shperblimi e te kesh dobi.

Per nje gje duhet te jesh i sigurte, se dynjaja ska per tu pikelluar per ty, bota dhe ekonomia nuk ka per tu ndalur… punen tende do vij dikush tjeter e do e zere, pasuria jote do u shkoje e lejuar pasardhesve te tu, ndersa ti ke per tu llogaritur per cdo qindarkë te vogël apo të madhe.

Tri kategori njerezish do te pikellohen per ty:
1-Njerezit (ne pergjithesi), te cilet te njohin siperfaqesisht, kane per te thene: I shkreti!
2-Shoket, te cilet kane per tu pikelluar disa ore apo dite, pastaj u kthehen muhabeteve dhe te qeshurave.
3-Pikellimi i madh eshte ne shtepine tende, familja pikellohet nje jave ose dy, nje ose dy muaj apo edhe nje vit, pastaj do te vendosin ne arkiven e kujtimeve te tyre.
E keshtu mbaron historia jote me njerezit dhe fillon EPOKA me boten tjeter. Nga ti eshte larguar krenaria dhe pasuria, shendeti dhe femija. tashme je ndare nga shtepia dhe gruaja. Per ty, ka filluar nje jete te vertete.
Pyetja qëndron: Cfare ke punuar per varrin dhe boten tjeter? Ky eshte nje realitet qe duhet ta mendosh prandaj…

Artikulli paraprak7 shkaqet që lejohet të marrësh tejemum
Artikulli vijuesMos e vrit kohën tënde