Gjatë ceremonisë së diplomimit në shkollën e lartë, e bija e Presidentit së SHBA Barack Obama, Malia Obama, kishte mbajtur një kapelë të diplomimit, në të cilën ishte shkruar një hadith i Profetit Muhamed.
Siç raportojnë mediat e huaja, transmeton Telegrafi, bëhet fjalë për një thënie të profetit ku thuhet: “Edukimi është gjëja më e mirë që një baba mund t’i jep fëmijës së tij. Profeti Muhamed”.
Pas ceremonisë thuhet se Barack Obama e kishte dërguar familjen e tij për drekë në një restorant në Georgetown.
Presidenti amerikan kishte thënë se i druhej asaj dite dhe se do të mbante syze dielli në mënyrë që të fshihte lotët në këtë ceremoni.