Nisma për Kosovën ka reaguar lidhur me një deklaratë të deputetit të AAK-së, Daut Haradinaj i cili ka thënë se prokuroria duhet të hetojë tenderin për ndërtimin e një rruge të dhënë në kohën sa Limaj ka qenë Ministër i Transportit.
Por, zyrtarë të Nismës për Kosovën, kanë thënë se Haradinaj ka ngatërruar këtë çështje. Endrit Shala anëtar i kryesisë së Nismës për Kosovën dhe ish-shef i kabinetit në Ministrinë e Transportit kur në krye të saj ishte Fatmir Limaj, ka thënë se për rrugën të cilën flet Haradinaj ka qenë projekt në kohën kur shefi i tij nuk ka qenë ministër.
Shala për lajmi.net ka deklaruar në kohën kur Limaj ka qenë ministër është projektuar dhe kanë përfunduar punimet nga Prishtina deri në Orllat.
“Unë dua t’i kujtojë z. Haradinaj se në kohën kur ka qenë Fatmir Limaj ministër është projektuar dhe tenderuar dhe janë kryer punimet për një vit e gjysmë punimet e autostradës nga Prishtina deri në kryqin e Orllatit në Gjurgjicë. Ky ka qenë projekti i filluar dhe i përfunduar në kohën kur Limaj ka qenë ministër”, është shprehur Shala.
“Kurse sa i përket projektit të rrugës Pejë–Prishtinë për të cilën z. Haradinaj ka folur, ai duhet ta dijë që ky projekt ka filluar të ekzekutohet në kohën kur z. Limaj nuk ka qenë ministër i transportit do të thotë nga viti 2011, kur ministër ka qenë Fatmir Mujota”, ka thënë ai.
Daut Haradinaj ka thënë se rruga Pejë–Prishtinë, Gjakovë–Prishtinë, është skandal dhe ka ftuar prokurorinë të hetojë këtë.
“Unë po ta them një të vërtetë: rruga Pejë–Prishtinë, Gjakovë–Prishtinë është skandal për qeverinë dhe unë publikisht e thirri prokurorin me shkua me i thanë se pse është e mundshme që një projekt 5 vite, 5 kilometra, një kompani që e ka fituar tenderin nuk e ka kryer punën”, ka deklaruar Haradinaj në emisionin ‘Saktë’ që do të transmetohet nesër në First Channel.
You Might also Like
Amerika këmbëngul: Taksa të pezullohet
Ambasada Amerikane ka ripërsëritur qëndrimin e tyre duke thënë që pozicioni i tyre për taksën…
By
Redaksia
2 Min Read
Thellohet kriza mes Kinës e Turqisë
Thellohet kriza mes Kinës e Turqisë Pas thirrjeve të dy ambasadorëve respektivë të Kinës…
By
Redaksia
1 Min Read
Këngëtari serb Djordje Balasevic u kërkoi falje muslimanëve sepse e shau Zotin (video)
Djordje Balasevic, këngëtarë artist nga Serbia, para koncertit të ardhshëm në Novi Pazar në konferencën për…
By
Redaksia
1 Min Read
Takim trilateral i presidentëve të Kroacisë, Sllovenisë dhe Austrisë
VARAZHDIN (AA) – Në Muzeun e Qytetit të Vjetër Varazhdin janë takuar presidentët e Kroacisë,…
By
Redaksia
1 Min Read
Memli Krasniqi porositë 20 mijë qebapa
Ministri i Bujqësisë, Memli Krasniqi, me stafin e tij duhet të zgjedhin si ti ndajnë…
By
Redaksia
4 Min Read
Serbia drejt zgjedhjes së presidentit të ri
Në zgjedhjet presidenciale marrin pjesë 11 kandidatë, ndërkohë që sipas të dhënave të Komisionit Republikan…
By
Redaksia
10 Min Read
