Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Punë të Jashtme dhe Politika të Sigurisë, Federica Mogherini ka kërkuar nga Presindeti Hashim Thaçi, që Kosova të përmbush edhe kriterin e fundit për liberalizimin e vizave, atë të miratimit të marrëveshjes për demarkacionit e kufirit me malin e Zi.
Presidenti Thaçi u takua sot me përfaqësuesen e BE-së, Federica Mogherini, në kuadër të takimeve që po zhvillon në Bruksel.
Thaçi, pasi e ka informuar Mogherinin për të arriturat e Kosovës dhe përkushtimin e saj për paqe dhe stabilitet në rajon, ka folur edhe për liberalizimin e vizave.
Shefi i shtetit kosovar, ka thënë se Kosova tani pret një vendim meritor në procesin e liberalizimit të vizave.
Thaçi po ashtu foli edhe për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe theksoi se ky proces ka ndikuar pozitivisht në ndërtimin e paqes dhe stabilitetit në tërë Ballkanin Perëndimor.
Ndërkaq, përfaqësuesja e Lartë Mogherini u shpreh se Kosova duhet të jetë optimiste për vendimin për liberalizimin e vizave dhe kërkoi që sa më parë të përmbushet edhe kriteri i fundit, ai i miratimit të marrëveshjes për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi. Ajo gjithashtu ka thënë se dialogu duhet të vazhdojë dhe se të gjitha vendet e rajonit duhet të mbeten të përkushtuara për ndërtimin e bashkëpunimit të sinqertë me njëri-tjetrin.
Ndërkaq, Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, është pritur sot edhe nga Presidenti i Parlamentit Evropian, Martin Schulz./Telegrafi/
You Might also Like
Holland inaugurohet si president
Fransua Holland është betuar si president i ri i Francës, në një ceremoni që u…
By
Redaksia
1 Min Read
Erdogani bënë historinë – Inaugurohet ura që lidh botën (Foto/Video)
Ky megaprojekt ka kushtuar 200 miliardë dollarë. Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, në ceremoninë…
By
Redaksia
2 Min Read
Mbreti i Arabisë Saudite vizitë në Turqi
Mbreti Selman pasi ka mbërritur në aeroportin "Esenboğa" është pritur nga presidenti turk Erdoğan bashkë…
By
Redaksia
1 Min Read
PEJË, VRITET GAZMEND BEQIRAJ
Gazmend Beqiraj, banues i Pejës, është vrarë me automatik, nga pusia në kilometrin e parë…
By
Redaksia
1 Min Read
Refugjatja lind foshnjen e vdekur, nuk e varros dot se s’ka përkthyes
Mediat greke raportojnë se një grua 30-vjeçare shtatzënë nga Kurdistani ka mbërritur pas shumë vuajtjeve…
By
Redaksia
1 Min Read
Kuvendi mblidhet të enjten, nuk është në rend dite Demarkacioni
Kryesia e Kuvendit të Kosovës në mbledhjen e sotme ka marr vendim që seanca e…
By
Redaksia
1 Min Read
