Është shqyrtuar raporti vjetor për funksionimin e sistemit të kontrollit të brendshëm të financave publike në Komisionin parlamentar për Mbikëqyrjen e Financave Publike.
Shqetësuese mbetet për Faton Topallin, kryetar i këtij Komisioni, se 77 për qind të organizatave buxhetore vlerësojnë se kontrolli i brendshëm bëhet pjesërisht.
108 organizata kanë obligim të raportojnë për kontrollin e brendshëm për financat publike, por prej tyre kanë raportuar 95 organizata. Deputeti Avdyl Imeri tha se organizatat buxhetore duhet përmirësuar menaxhimin e kontrollit financiar.
Dhe sipas tij këto organizata nuk kanë komoditet për auditim. Derisa, Naim Fetahu u interesua të dijë për pavarësinë e punës së auditorëve në kontrollin e brendshëm, drejtori i Auditimit të Brendshëm, Kosum Aliu, tha se ka qenë vetëm një rast ose një auditor që nuk i është bindur urdhrave të shefit të tij.
Kosumi ndër të tjera tha se sfidë mbetet ngritja e llogaridhënies së organizatave buxhetore për financat publike. Po ashtu sipas tij ka mungesë të numrit të auditorëve të brendshëm.
Aliu tha se ndër sfidat tjera është se shumica e organizatave buxhetore nuk kanë regjistrat e rreziqeve në këtë fushë.
Aliu duke raportuar në këtë Komision tha se prej rekomandimeve kanë mbetur rreth 100 pa u implementuar. Edhe Ali Sadriu anëtar ngriti çështjen e organizatave buxhetore të cilat sipas tij janë 13 prej tyre që nuk kanë përmbushur pyetësorin për raportimin financiar.
You Might also Like
Nexhmendin Spahiu: O zagar, Fahri Xharra
Debat i ashpër po zhvillohet në Facebook në mes të publicistëve Fahri Xharra dhe Nexhmendin…
By
Redaksia
1 Min Read
Tragjedia e Parisit nxori në pah racizmin tonë të fshehur
Një artikull i publikuar në australianen New Matilda i shkon në zemër problemit të vërtetë…
By
Redaksia
4 Min Read
Një aeroplan izraelit ka sulmuar një objekt në Gazë
Armata izraelite kumtoi se kanë kryer sulm ajror pa viktima ndaj një tuneli në Rripin…
By
Redaksia
0 Min Read
Nis në Tiranë takimi i SEECP, merr pjesë edhe kryediplomati serb, Ivica Daçiç
Në kuadër të kryesisë Shqiptare të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP), po zhvillohet…
By
Redaksia
3 Min Read
Shefi i Shtabit të Ushtrisë italiane në FSK
Ministri i FSK-së, Agim Çeku, ka prit sot, shefin e Shtabit të Ushtrisë së Italisë,…
By
Redaksia
1 Min Read
Ministri i Arsimit,thotë se do të shikohet mundësia e ri-dizajnimit të universiteteve publike
Ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi, ka thënë se do të shikohet mundësia e ri-dizajnimit të…
By
Redaksia
2 Min Read
