Mediat në Britani të Madhe kanë raportuar se britanikët i kanë thënë po largimit nga Bashkimi Evropian.
Siç raporton BBC, në favor të daljes nga Bashkimi Evropian kanë votuar 52 për qind, ndërkaq 48 për qind e kanë kundërshtuar Brexitin.
Raportohet se në Angli dhe Uells kanë votuar fuqishëm për Brexit, ndërsa Londra, Skocia dhe Irlanda e Veriut kanë mbështetura qëndrimin në BE.
Po ashtu, politikanët që udhëhoqën fushatë për largim nga BE-ja kanë shpallur fitore.
Lideri i Partisë së Pavarësisë së Britanisë së Madhe, Nigel Farage, tha se “mëngjesi ka aguar me Mbretërinë e Bashkuara të pavarur!” dhe ka shtuar se “nëse parashikimet janë të sakta, kjo do të jetë fitore për popullim e zakonshëm, fitore për njerëzit e mirë”.
Një ndihmës i kryeministrit britanik, David Cameron, i cili ka synuar me këmbëngulje mbetjen e Britanisë në BE, i tha agjencisë Reuters se vendi është në “një territor paqartësie”.
BBC raporton se për largim nga BE-ja ishin 16.8 milionë votues, ndërsa për mbetje ishin 15.7 milionë.
Shumica e qyteteve në pjesën verilindore të Anglisë votuan me shumicë për dalje nga Bashkimi Evropian, derisa Skocia dhe Irlanda Veriore, në masë të madhe votuan për mbetje në BE.
Dalja në referendum në përmasa kombëtare ishte e lartë: 72% të votuesve morën pjesë në referendum.
Ky votim ka shkaktuar shqetësime se referendumi britanik do të mund të shkaktonte zhvillime të ngjashme në të gjitha vendet e Bashkimit Evropian, ku lëvizjet për pavarësi janë gjithnjë e më tepër në ngritje, transmeton Rel.
Vendimi ka po ashtu, efekte të fuqishme ekonomike, pasi ka ndikuar në rënien e funtës britanike në nivelin më të ulët kundër dollarit amerikan në 31 vjetët e fundit. Një funtë këmbehej për 1.35 dollar, vetëm një ditë pasi arriti vlerën më të lartë në vitin 2016, që ishte 1.50 dollar për një funtë.
Në tregjet aziatike u shënua rënie e madhe e aksioneve. Tregjet në Tokio, Seul, Honk-Kong dhe Sidnej, kanë shënuar ulje për 7%.
You Might also Like
Hakmarrja e Natalisë, do të rrëfejë gjithçka që di
E dyshuara për zhdukjen e 1.4 milionë eurove të pasaportave biometrike të kosovarëve, Natali Velija,…
By
Redaksia
4 Min Read
Alternativa për Gjermaninë në Bavari kërkon ndalimin e xhamive
Një pjesë e partisë populiste të djathtë, AfD kërkon të ndalojë ndërtimin e përdorimin e…
By
Redaksia
4 Min Read
Alma Lama i del në mbrojtje Ermira Mehmetit duke fyer myslimanët e duke cituar Biblën
Deputetja e LDK-së, Alma Lama, ka komentuar publikimin e përgjimeve dhe bisedave privatemes deputetes se…
By
Redaksia
3 Min Read
Siri – Obama shqetësohet nga mundësia qe muslimanët mund të marrin pushtetin
Presidenti amerikan, Barack Obama, i cili ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Izrael dhe Territoret…
By
Redaksia
1 Min Read
Hapet në Shkup ekspozita “Nga Konstantinopoli në Stamboll”
Ekspozita “Nga Konstantinopoli në Stamboll”, me fotografi të Bosforit nga mesi i shekullit 19-të deri…
By
Redaksia
3 Min Read
Izraelitët: Mbi tre mijë vendbanimeve në territorin palestinez që nga viti 2014
Në krahasim me vitin 2013, ndërtimi i vendbanimeve hebraike në territorin e pushtuar palestinez është…
By
Redaksia
2 Min Read
