"NISMA" propozon tryezë dialogu për Trepçën dhe ligjin për ndërrmarje publike

0
182

Duke marrë parasysh zhvillimet e fundit, debatet e shumta, mospajtimet rreth çështjes së Trepçës dhe ligjit për ndërrmarjet publike, NISMA del me këtë propozim:

NISMA për Kosovën propozon që për temën e Trepçës si çështje me interes nacional, duhet që urgjentisht pozita, opozita dhe grupet tjera të interesit të ulën dhe të provojnë që përmes dialogut të gjejnë zgjidhje konsensuale.

Konkretisht NISMA për Kosovën kërkon që për Trepçën sa më shpejtë të krijohet një grup i ekspertëve të cilët do të përfaqësonin pozitën, opozitën dhe grupet e tjera të interesit, e të cilët do të hartonin një plan veprimi si dokument konsensual dhe këtë të ja ofrojnë parlamentit për miratim.

NISMA për Kosovën kërkon nga qeveria që të hjekë dorë menjëherë dhe të ndal procedimin e mëtutjeshëm të ndryshim plotësimit të ligjit për ndërrmarjet publike, në mënyrë që t’i hapet rruga mundësisë së harmonizimit të qëndrimeve mes pozitës, opozitë dhe grupeve tjera të interesit rreth kësaj teme.

NISMA për Kosovën pret që koalicioni qeveritar të reflektojë konform seriozitetit të çështjeve në fjalë dhe urgjentisht të fillojë procesi i dialogut për këto tema.kohaislame