Pas hyrjes në BE, pikërisht pas tre vjetëve, sfida e ardhshme për Kroacinë është për t’u bashkuar me zonën pa kontroll të brendshëm të kufijve, në të cilën janë bëre bashkë 22 nga 28 shtetet anëtare të BE-së dhe katër vende të tjera jashtë saj.
Kroacia deri në fund të vitit mund të përfundojë me përgatitjen për hyrjen në Shengen dhe në vitin 2018 të përfshihet në kuadër të lëvizjes së lirë të Bashkimit Evropian, thanë në Zagreb zyrtarët qeveritarë për mediat kroate, përcjell albinfo.ch.
Pas hyrjes në BE, pikërisht pas tre vjetëve, sfida e ardhshme për Kroacinë është për t’u bashkuar me zonën pa kontroll të brendshëm të kufijve, në të cilën janë bëre bashkë 22 nga 28 shtetet anëtare të BE-së dhe katër vende të tjera jashtë saj.
Ministrat kroatë, të jashtëm dhe të brendshëm, Miro Kovaç dhe Blaise Orepic për këtë prioritet thanë se vendi ka nevojë sa më shpejt të jetë e mundur për të përfunduar të gjitha përgatitjet.
Komisioni Evropian për përcaktimin e standardeve në Kroaci ka vënë në dispozicion 120 milionë euro, nga të cilat deri më tani kanë qenë 81 për qind të përdorura.
Evropianët çdo vit realizojnë më shumë se një miliard udhëtime brenda zonës Shengen, që tregon se Kroacia është një potencial i madh, tha kreu i misionit të Komisionit Evropian në Zagreb, Branko Barichevikj.
Zbatimi i sistemit të Shengenit ka filluar në vitin 1995 në mes të shtatë shteteve anëtare të BE-së, dhe kjo zonë sot përfshin pjesën më të madhe të Bashkimit pa Bullgarinë, Kroacinë, Qipron, Irlandën, Rumaninë dhe Mbretërinë e Bashkuar.
Bullgaria dhe Rumania janë ende në pritje për aderim në këtë fushë, dhe Islanda, Norvegjia, Lihtenshtajni dhe Zvicra janë pjesë e zonës Shengen, edhe pse nuk janë anëtare të bllokut evropian. Për të hyrë në sistemin e Shengenit një vend duhet të plotësojë një sërë kushtesh, të tilla si përgjegjësia për kontrollin e kufijve të jashtëm dhe lëshimin e vizave uniforme, pastaj kontrolli i tokës, detit dhe kufijve të ajrit, bashkëpunimi policor dhe mbrojtja e të dhënave nga përdorimi i sistemit të informacionit të Shengenit.
You Might also Like
Meta pas takimit: Kërkova nga Basha miratimin e Reformës në Drejtësi
Takim prej më shumë se 2 orësh mes kryetarit të Kuvendit Ilir Meta dhe kryetarit…
By
1 Min Read
Kroacia kërkon 20 mijë punonjës në turizëm, ja ç’duhet të plotësoni
Sektori i turizmit kroat thotë se gjatë këtij viti do të kenë nevojë për rreth…
By
1 Min Read
Georgevski: Shqiptarët po e kthejnë Maqedoninë në vend mysliman
Maqedonasit do të jenë minoritet në censusin e ri në Maqedoni më 2021”. Kështu është…
By
1 Min Read
Në SHBA dënohet regjisori i filmit antiislam
Shtetasi amerikan që dyshohet si producenti i filmit anti-Islam, që shkaktoi protesta masive në vendet…
By
2 Min Read
Agani: Presidentja me fuqi monarku
Fjalori i presidentës së Kosovës, në mënyrë patronizuese dhe me një fuqi monarku nuk ka…
By
3 Min Read
Edhe tetori verë
Meteorologët e rajonit paralajmërojnë se edhe muaji tetor do të jetë me mot të ngrohtë.…
By
1 Min Read
