Krishterja agjëron Ramazanin, në mbështetje të miqve muslimanë

Studentja nga Çekia, Zuzana Lhotova, e cila i përket fesë krishtere, agjëron Ramazanin që të mbështesë miqtë e saj muslimanë.

Zuzana e cila gjendet me studime në Indonezi, ka vendosur që për herë të parë të agjërojë dhe ta ndajë eksperiencën e saj me mediat.

“Është shumë më e vështirë për mua, sepse prapa kësaj unë nuk kam kurrfarë ndjenjë shpirtërore. Për mua është e rëndësishme ta përjetojë Ramazanin, sikurse miqtë e mi. Nuk është aq e vështirë sa kam menduar, përpos mungesës së ujit.” tha ajo, lidhur me sakrificën që e bën çdo ditë deri në perëndim të diellit.
(Islamgjakova)

Artikulli paraprakGjashtë gjërat e bukura që i pamë vitet e kaluara në Ramazan
Artikulli vijuesKy asht fiku, që lufton lodhjen e infeksionet