I tërë opinioni shqiptar e ka dënuar vrasjen makabër të Almirit 4 vjeçar nga Kumanova nga maqedonasi Boban Iliq, i cili e shtypi fëmijën për vdekje për motive banale.
Në fletushkat që tashmë janë shpërndarë në Kumanovë dhe në rrjetet sociale janë paralajmëruar protesta masive për të hënën në Kumanovë, me fillim në ora 15.00
Sipas njoftimit, marshi protestues do të fillojë para gjimnazit “Sami Frashëri” dhe do të mbarojë me bllokimin e rrugës ku ndodhen institucionet e gjykatës, komunës dhe stacionit policor.
I kontaktuar nga portalit Sakte.net, sekretari gjeneral i Lëvizjes BESA Afrim Gashi e ka konfirmuar pjesëmarrjen e aktivistëve të kësaj Lëvizje në protestat e paralajmëruara.
“Lëvizja BESA parimisht mbështet çdo iniciativë vullnetmirë që ka për synim ta ngrejë zërin qytetar kundër padrejtësisë dhe dhunës. Në këtë drejtim, aq më shumë jemi të zëshëm në mbështetje të një proteste që ngre zërin kundër dhunës që si përfundim kishte vrasjen e një fëmije të njomë në Kumanovë. Për këtë arsye BESA u bën thirrje të gjithë shqiptarëve dhe qytetarëve të tjerë që nesër të bashkohen në protestën e Kumanovës. Nëse nuk mund ta kthejmë Almirin, së paku t’i mbrojmë shokët e moshatarët e Almirit. Ne do të jemi nesër në Kumanovë, por thjesht si shqiptarë që protestojnë kundër dhunës dhe vrasjes së fëmijëve, madje pa dashur të theksohet përkatësia jonë politike”, ka deklaruar Gashi për Sakte.net
Jo shumë kohë më parë, BESA ishte pjesë e organizimit të protestave të Këshillit Opozitar ku u protestua edhe për ngjarjet në Kumanovë.
Ende nuk dihet nëse partitë e tjera opozitare shqiptare do të jenë pjesë e kësaj proteste, por që të gjitha njëzëri e kanë dënuar këtë akt si pasojë e të cilit humbi jetën një fëmijë shqiptarë në mënyrën më të vrazhdë nga një maqedonas.
You Might also Like
Revoltohen ish-ushtarët
Një grup i ish-pjesëtarëve të TMK-së kanë shprehur pakënaqësinë e tyre ndaj institucioneve të Kosovës.…
By
6 Min Read
Serbët kërkojnë që Edi Rama të shpallet “persona non grata”
Kryetari i Partisë Kombëtare të Serbisë, Nenad Popoviq, i ka bërë thirrje qeverisë serbe që…
By
1 Min Read
Vritet me armë zjarri punonjësi i karburantit në Sarandë, shkak dyshohet grabitja
Një vrasje ka ndodhur sot në mëngjesin e ditës së sotme në një pikë karburanti…
By
0 Min Read
Ja si të veproni në rast se sërish godet tërmeti
Këto janë disa nga këshillat që mund të hyjnë në punë dhe të ndihmojnë në…
By
1 Min Read
Blerim Shala sërish koordinator në bisedimet me Serbinë
Deputetët e Kuvendit të Kosovës me 56 vota për, 1 kundër dhe me 4 abstenime…
By
1 Min Read
Mos shko në gjumë as mos u zgjo pa këto fjalë
Kush e thotë këto fjalë (zemra e istigfarit) në mëngjes duke qenë i bindur në…
By
1 Min Read
