SHBA – OBAMA KËRKON FILLIMIN E NEGOCIATAVE MES DY SUDANËVE

Presidenti amerikan, Barack Obama kërkoi përfundimin e luftimeve mes Sudanit dhe Sudanit të Jugut dhe fillimin e bisedimeve direkte mes zyrtarëve të dy vendeve për të zgjidhur konfliktin e tyre.
“Ne e dimë se çfarë pritet të ndodhë, qeveria e Sudanit duhet të ndalojë veprimet e saj ushtarake duke përfshirë bombardimet ajrore”, deklaroi presidenti amerikan në një mesazh video të regjistruar për popullatën e dy vendeve.

“Po kështu, qeveria e Sudanit të Jugut pritet të ndalojë mbështetjen e grupeve të armatosura në Sudan dhe duhet të ndalojë veprimet e saj ushtarake përtej kufirit”, shtoi presidenti Barack Obama në mesazhin e tij të dërguar nga Departamenti i Shtetit.

“Presidentët e Sudanit dhe e Sudanit të Jugut duhet të kenë guximin për t’u kthyer në tryezë për të negociuar dhe për të zgjidhur në mënyrë paqësore këto probleme”, theksoi ai.

Kjo thirrje publikohet një ditë pas shpalljes nga ana e Sudanit për marrjen me forcë të zonës strategjike të diskutueshme, Heglig, Sudani i Jugut nga ana e tij bën thirrje për një tërheqje vullnetare dhe graduale nën presionin ndërkombëtar.

Artikulli paraprakSerbët rrahin serbët: Dilni të votoni
Artikulli vijuesÇeku: Forca, opsion për veriun!