Si të ruajmë shëndetin në verë

Tre muajt e verës qershori, korriku dhe gushti janë muajt më të nxehtë të vitit. Në këtë stinë, dita është më e gjatë dhe orët me diell më të shumta. Vera është stina e lulëzimit, kur të gjitha bimët e kafshët rriten më shpejt. Metabolizimi i trupit po ashtu është më aktiv. Në këtë stinë djersijmë më shumë dhe energjia do të shfaqet jashtë. Humori ynë mund të ketë luhatje, por gjithashtu mund të jemi edhe më të nevrikosur apo të shqetësuar. Përveç këtyre mund të prekemi edhe nga gripi, goditja nga i nxheti dhe probleme të ndryshme në sistemin tretës. Në verë duhet të kemi parasysh disa parime që të kemi shëndet të fortë.

1. Rregullimi i gjendjes psikologjike dhe kujdesi ndaj emocioneve

Zemra jonë ruan rolin e rëndësishëm për aktivitete shpirtërore. Vera është stina e nxehtë, nxehtësia lidhet me “zemrën” tonë. Nxehtësia e verës ndërhyn tek gjendja e jonë emocionale, duke shkaktuar shqetësim. Metodat më të mira për qetësimin mendor përfshijnë pakësimin e aktiviteteve mendore dhe apo edhe një sy gjumë gjatë ditës. Disa aktivitete të tjera mund të jenë turizmi, shëtitje në pyll, etj disi dhe dhe shmangia e stimulimit të humorit të keq si pakësim i zemërimit, mërzitjes dhe pikëllimeve. Qëllimi i këtyre metodave është për rregullimin e gjendjes psikologjike dhe shpirtërore për të na dhënë një relaks të brendshëm.

Mund të dëgjoni recitime të bukura, zëra të natyrës së qetë, të shihni pamje dhe piktura të bukura ose të shkoni për peshkim dhe të bëni gjimnastikë.

 

2. Konsumi i ushqimeve të lehta dhe të ngrohta

Në verën e nxehtë, njerëzit pëlqejnë ushqimet dhe pijet e ftohta, si dhe frutat e freskëta. Por nëse konsumojmë tepër këto ushqime të ftohta, do të rëndohet ngarkesat e shpretkës e stomakut. Ushqimet tepër të ftohta mund të sjellin uljen e oreksit, dhimbjen e stomakut, diarre dhe fenomene të tjera. Në fakt, xhenxhefili është ushqimi shumë i përshtatshëm për verë.

Gjatë verës, dita është më e gjatë se nata. Orari i gjumit dhe aktivitetit duhet të përputhen me rregullimet e jashtme të natyrës. Mund të flemë më vonë dhe të ngrihemi më herët. Koha e ditës edhe pse e gjatë mund të mbushet me aktivitete të jashtme për më shumë oksigjen dhe dhe për të nxitur qarkullimin e brendshëm të gjakut.

Aktivitetet jashtë banesës mund të forcojnë tolerancën e trupit ndaj nxehtësisë. Humori negativ si depresioni mund të largohet përmes stërvitjes dhe djerësitjes. Kjo përputhet me karakteristikat e stinës së verës.

 

Në verë, duhet të konsumohen më shumë ushqime të lehta, të cilat të mund të treten shpejt. Mos konsumoni ushqime me shumë yndyrë. Sugjerohet konsumi i ushqimeve dhe pijeve të ngrohta dhe mos të hani ushqimet e ftohta. Ai propozon ngrënien shpesh e nga pak. Ushqimet e lehta mund të asgjësojnë nxehtësinë e brendshme, pakësojnë djersën dhe forcojnë oreksin. Frutat dhe perimet e freskëta si shalqiri, kastraveci etj., mund të furnizojnë elemente të nevojshme ushqyese dhe parandalojnë vapën.

3. Parandalimi i sëmundjeve, çelësi i shëndetit

Vera është stinë e nxehtë dhe djersijmë më shumë. Bakteriet dhe viruset shumohen më shpejt se në dimër. Gjatë verës, funksioni tretës dobësohet dukshëm. Prandaj, vera është stina e përhapjes së gripit, sëmundjeve të zorrëve dhe stomakut, sëmundjeve të lëkurës etj. Prandaj, është shumë e rëndësishme që të bëhen punët përgatitore për parandalimin e këtyre sëmundjeve.

Një gjumë i shkurtër në mesditë është shumë i shëndetshëm në verë. Vera është stina më e nxehtë, 12:00-14:00 është ora më e nxehtë e ditës, kur është koha e artë për një sy gjumë 30-60 minutësh. Mos e ulni shumë temperaturën e kondicionerit pasi diferenca e lartë e temperaturave mund të shkaktojë grip. Kini kujdes me higjenën e ushqimeve dhe mos konsumoni ushqime të mbetura apo të prishura që mos të keni probleme me zorrët e stomakut apo helmime. Përveç kësaj, duhet të bëni banja të shpeshta dhe t’i kushtoni vëmendje higjinenës personale për të parandaluar sëmundjet e ndryshme të lëkurës. (CRI)

Artikulli paraprakApel myslimanëve shqiptarë!
Artikulli vijuesSi të dobësoheni pa dëmtuar organizmin