Edhe pse policia Gjermane thotë se sulmi në Mynih ska të bëj me Islamin dhe Muslimanët shumë analist nga Kosova vazhdojn sulmet ndaj Islamit dhe muslimanëve një ndër to është edhe Halil Matoshi i cili kishte shkruar:
Bashkendjej me familjet e viktimave te egersise njerezore!
Te bashkohemi te gjithe kunder ideologjise se islamit politik!
Jam me familjaret e te gjitha viktimave te terrorit, pa dallim, duke e rikujtu secilin kosovar, kudoqofte, qe perfundimisht te trandet qe ta mbroje lirine kombetare dhe qytetnimin Perendimor nga kso barbarishe, qe godasin vendin e barazise, vendin e bukes dhe shpreses per miliona refugjate nga tane bota.
Sidomos tash kete duhet ta mendoje secili kosovar qe beson ne fene e Profetit Muhamed, secili kosovar qe falet ne xhami dhe i lutet Zotit: A u kujtohet kur iknit nga barbaria e Millosheviqit, nga mjerimi dhe pashpresa dhe Gjermania u dha shprese, buke e uje po edhe strehe e siguri?
A u kujtohet kur u qanin pleqet qe i linit te sh’pia, e femijte e uritun u lypshin tamel?
Tana ua dha Gjermania dhe jo vetem!
E qysh sot mund te kete ndonji kosovar qe justifikon dhunen dhe vrasjet e te pafajshmeve nen thirrjen: “Allahu Ekber”!???
E trishtueshme qysh munet me u defigurue qenia e shqiptarit deri ne ate mase egersie!?
Tuj qene se me mbeshtetje morale per Gjermanine, nuk arrihet asgja.
NATO-ja (sebashku me shtetet tjera te interesueme) duhet ta godase me vendosmeni dhe ta shkatrroje perfundimisht burimin e perhapjes se islamit politik – ISIS-in dhe idene e Kalifatit ne vendin e origjines.
Pra kosovaret duhet t’i thone masovikisht jo ideologjise se terrorit te kamufluar nen petkun e islamit!
Dhe te jene ne krah te Gjermanise dhe lidershipit te Angela Merkel!