Rada kërkon lirimin e serbëve të arrestuar

Deputetja e Listës së Bashkuar Serbe në Kuvendin e Kosovës, Rada Trajkovic ka apeluar tek bashkësia ndërkombëtare që të ndikojë për t’u liruar nga arrestimi Goran Arsicin – kryetar i të ashtuquajturit Rrethi i Kosovës dhe sekretarin e Kryqit të Kuq në Lipjan, Novica Zivic, të arrestuar një ditë më parë.


Goran Arsic dhe Novica Zivic, janë arrestuar pas akuzave të ngritura nga disa qytetarë serbë në Lipjan, se po u bënin presion për t’i detyruar që të marrin pjesë në zgjedhjet serbe. Ata i kanë kërcënuar bashkëkombësit e tyre, se nëse nuk votojnë, do të arrestohen kur të hynë në territorin e Serbisë.

Në një deklaratë me shkrim, që ua shpërndarë mediave, Trajkovic ka theksuar se arrestimi i dy serbëve është vazhdim i aksionit të arrestimit pa shkak të serbëve në Kosovë, i cili ka për qëllim që të gjithë të tjerëve t’u çojë mesazhin se janë të padëshirueshëm në Kosovë.

“Kjo ndjekje e serbëve është ekskluzivisht e motivuar etnikisht dhe nuk mund t’i arsyetojë as deklaratat e rrejshme të dëshmitarëve dhe as arsyetimet absurde të Policisë së Kosovës”, ka thënë Trajkovic. /Telegrafi/kohaislame

Artikulli paraprakBerisha i gatshëm për ta pritur Nanon
Artikulli vijuesAGPK: Gazetarët, nesër në protestë