Hoxhë Ekremi në krah të Shqipërisë

Shqipëria humbi në ndeshjen e rëndësishme me Serbinë. Shumë njerëz nga figurat publike ishin në përkrahjes së kombëtares shqiptare, mirëpo fati nuk ishte në anën e shqiptarëve.

Në mesin e figurave, nuk mungoi edhe hoxha Ekrem Avdiu, i cili në një fotografi shihet me vëllaun dhe djemtë e tij, të cilët me një flamur kombëtar në prapavijë, tek i bëjnë tifo Shqipërisë. Dikush ndoshta flamurin e ka për tifo patriotike, ndërsa hoxha Ekrem e ka dëshmuar ndër vite se çështjen e kombit e ka shumë seriozisht dhe bile është i gatshëm të sakrifikohet për të mirën e këtij vendi dhe këtij kombi./KohaIslame

Artikulli paraprakPortugalia “dhuratë” Shqipërisë, mposht Danimarkën 1-0
Artikulli vijuesSerbët kërkojnë rindarjen e Mitrovicës